Roger Cohen: Orlando dhe Amerika e Trumpit

orlando1

Roger Cohen/ The New York Times

 
Omar Mateen, atentatori i Floridës i cili dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik, vetëm sa e shtyu edhe më tej Donald Trumpin drejt Shtëpisë së Bardhë, Britanionë jashtë Bashkimit Europian, Marine Le Pen drejt presidencës franceze, si dhe botën drejt një cerntrifuge të përshkallëzimit të dhunës.
I moshës 29-vjeçare, Mateen është Gavrilo Principi i fillim shekullit të 21-të, i riu i cili çjerr një rend të vjetër dhe të rrënuar politik. Ashtu sikurse 19-vjeçari nacionalist serbo-boshnjak plumbat e të cilit nisën Luftën e Parë Botërore, Mateen i ka dhënë shkëndijen një kohe të një inatosjeje ndezëse.
Sigurisht, këto përfytyrime të zymta mund të mos jenë më shumë nga çfarë duken. Mateen nuk e ka ndryshuar ende botën dhe mund të mos e ndryshojë kurrë.
Por nuk ka asnjë dyshim se vrasja masive më e madhe në historinë e Amerikës vjen në një moment sikleti të veçantë. Si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë, frustrimet politike dhe ekonomike kanë prodhuar një terren pjellor kundër status quo-së dhe një gatishmëri të dukshme për të hedhur një hap drejt errësirës. Uashingtoni dhe Brukseli janë bërë refreni i paralizës.
Trumpi dhe “Brexit”-i përfaqësojnë aksionin — të cilitdo lloji —  që mund t’i shkundë gjërat. Ata janë, për përkrahësit e tyre, ndëshkimi që meritojnë elitat e vetëkënaqura.
Në krye të kësaj, dhe duke e ushqyer këtë, Islami është në një krizë epokale. Degët e tij sunite dhe shiite po kryejnë një ballafaqim të dhunshëm. Përshtatja e tij me botën moderne ka rezultuar joshëse dhe agonizuese mjaftueshëm për të prodhuar një valë metastaze besimesh të dhunshme xhihadiste anti-perëndimore nga e cila Mateen – ashtu sikurse atentatorët e San Beranrdinos – ishin qartësisht të prekur.
Fatki që ai qëlloi ndjekësit në një lokal për gay tregon sërish se Islami dhe seksualiteti përbëjnë një fushë që mund të marrë flakë shumë lehtësisht. Zakonet seksuale liberalo-perëndimore janë përballja më e rrezikshme me një rrymë të caktuar të Islamit. Përballja mes tyre mbart një dhunë shpërthyese.
Kanë kaluar 12 vjet që kur Theo van Gogh u vra në Amsterdam nga një xhihadist mysliman marokeno-holandez pasi po bënte një film për trajtimin e grave në Islam; dhe tani homoseksualët te klubi Pulse në Orlando u vunë në shënjestër nga një qytetar asmerikan me prindër afganë, i cili, duket se kishte gjetur gjithashtu tek ekstremizmi islamik përgjigjet ideologjike për  e tij.
Është helmuese të akuzosh 1.6 miliardë myslimanët e botës për këtë krizë të fesë së tyre. Vetëlavdërimi i përsëritur i Trumpit lidhur me thirrjen e tij për një ndalim të përkohshëm të myslimanëve jo-amerikanë që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara i thjeshton politikat e tij përçarëse të ngjyrosura me dhunë. Michael Oren, ish-ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, shkruajti në Tëitter disa orë pas maskarës: “Po të isha Trump, do ta theksoja emrin mysliman, Omar Saddiqui Mateen. Kjo e ndryshon garën.” Më vonë, ai tha se Trumpi do ta bënte një gjë të tillë, pavarësisht sugjerimit të tij.
Është gjithashtu po aq e rrezikshme të injorohet apo zvogëlohet fuqia e ideologjisë së ISIS, roli kyç që ka luajtur ajo në dhunën e kohëve të fundit që nga Parisi e deri në Kaliforni, dhe lidhja ndërmjet kësaj ideologjie dhe krizës së thellë të Islamit. Fjala e preferuar e administratës Obama në menaxhimin e kësaj çështjeje – “ekstremizmi i dhunshëm” – është boshe deri në pikën e pakuptimshmërisë evazive. Po, terroristët xhihadistë janë “ekstremistë të dhunshëm” por t’i quash kështi është si ta quash nazizmin një reagim ndaj poshtërimit të Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, që është e vërtetë por e papërshtatshme.
Mateen dëshmoi sërish se sa e fuqishme është përzierja e ISIS-it me ideologjinë e National Rifle Association. Amerika është vendi perfekt për “ujqërit e vetmuar” ndjekës të ISIS sepse ata kanë akses te të gjitha armët që duan që të bëjnë sa më shumë keq që të jetë e mundur. Edhe pse ishte hetuar dy herë nga F.B.I gjatë viteve të fundit për lidhje të mundshme me terrorizmin, Mateen qe i lirë të shkonte në një pikë shitjesj për armë kohët e fundit dhe të blinte një “pushkë të gjatë” dhe një pistoletë. Kjo, për çdo standard të arsyeshëm, është çmenduri.
Pushka sulmuese AR-15 e përdorur nga Mateen ishte gjithashtu arma e përdorur nga atentatorët e San Bernardinos. Ish-presidenti i N.R.A-së, David Keene, e përshkroi një herë këtë armë si “arma që liberalët adhurojnë ta urrejnë”. Ajo në faktë ëhstë një pushkë që ilustron se përse ligjet e lehta amerikane për amrmët i kanë bërë kaq të pavlera jetët e amerikanëve. Këto ligje janjë një lajthitje.
Presidenti Barack Obama e përshkroi atentatin si “një akt terrori dhe një akt urrejtjeje.” Ai e bëri të qartë kundërshtimin e tij ndaj ligjit të armëve dhe bëri thirrje për përkrahje. Ai nuk tha asgjë për ISIS-in, apo për mënyrën si i mban territoret Shteti Islamik në Siri dhe Irak duke përforcuar fuqinë karizmatike të ideologjisë së tij tërheqëse, e cila që prej andej shpërndahet përmes internetit.
Po, të mos bërit aktivisht asgjë në Siri për më shumë se pesë vitet e luftës – duke e lejuar kështu një pjesë të vendit që të kthehet në fortesë të ISIS-it, duke kontribuar në një krizë masive refugjatësh në Evropë, duke pranuar në heshtje prerjet e kokave dhe dëbimet në shkallë të gjerë, duke e minuar fjalën e Amerikës në botë dhe duke garantuar sezone të hapura gjahu për Presidentin Vladimir Putin që të nisë gjërat e tij – është dështimi më i madh i administratës Obama në politikën e jashtme.
Kjo e ka bërë botën shumë më të rrezikshme. Uroj më të mirën por i druhem fitores së politikave të inatosjes në Amerikë dhe Europë.