Sali Berisha: Standardi ’72 duhet me ndryshue! (video)

berisha-per-standardin-72

Duhet te themi qe Gjuha shqipe u unifikue nen presion. Me nji akt te nji padrejtesie historike, qe edhe sot nuk e marrin persiper ta korrigjojne. Detyrimisht duhet te korigjohet Standardi i vitit 1972….

Sot, e ke nji krah qe vrapon me flamurin e Gegnishtes (korrigjohet dhe e thote: ‘gegerishtes’:); ke edhe krahun tjeter qe i qendron fanatik Standardit qe e imponoi Enver Hoxha, dhe faktikisht, Standardi po shket çdo dite e ma shume.

Ata te cilet po i largohen Standardit bajne nji gabim fatal, per mendimin tim, sepse Standardi nuk asht per t’u zhduke, po per t’u amendu…

Jane dy zgjidhje:

Nuk asht zgjidhje te ecim drejte Gegnishtes se paster (ai e thote “gegerishtes”, nuk ban ma gabim:)…faktikisht, kete qe po e bajne disa te ngutun, shume te ngutun, mendoj se me shume lehtesi po e marrin, duke mos e mendu damin e madh qe i krijojne kombit…

E dyta, keta te cilet kane shkrue vellime te tana “Rrnoft Standardi”, “Lavdi Standardit”, sot nuk mund te shkelin mbi veprat e tyne. Jane gjuhetare, jane studiues dhe e kane shume gabim. Keta kane pergjegjesi shume te rande. E domosdoshme asht me u ule mendjet e letrave, te gjuhes, dhe ta amendojne Standardin.

Asht fakt i pamohueshem:

Delegacionit te Kosoves i asht imponue Standardi ne Tirane, ne menyra nga ma te pandershmet.

Ata qe ecin drejt Gegnishtes, bajne nji gabim shume te madh. Ne fund te fundit, çka o krijue pozitive, ne keto dekada mbrenda Standardit, nuk duhet hedhe, duhet me u ruejt, duhet me u pasunue.

Çka u ba per denimin e Gegnishtes?

Dy ishin qellimet kryesore:

qellimi i pare ishte qe te zhduket gjuha liturgjike, e cila ishte nji gjuhe e unisueme ne te gjitha trojet shqiptare;

e dyta, te ndeshkohej Gegnishtja pikerisht ne format ma te çmueme te saj. Dhe keto u realizuen.

E di çka me tha njihere nji mik i imi, akademik nga Kosova. Erdhen, tha, n’Akademi tre perfaqesues te Shqipnise. Te tre kunder ndryshimeve ne Standard. Te tre nga Shkodra!!!!

Te trete thashe mbrojne veprat e tyne qe i kane shkrue per Standardin, me qinda-mija faqe, dhe tash ata, kur mendojne se duhet me u prek Standardi, i shohin faqet e librave te tyne!!!

Ky s’asht motiv. Ky asht gabim.

Standardi u imponue.

Standardi duhet me ndryshue!

Duhet te pasunohet, duhet te hapet..

Se perndryshe, Standardi ka me shkue drejt zhdukjes.