Shpijunat e kualifikuem

Closeup of secret agent standing on black background

Shërbimet sekrete në vendet demokratike kanë nji mangësi të madhe: ndonjiherë, për të mirën e përgjithshme, ata duhet me shkel ligjin. Jo vetëm ligjet e vendit “anmik”, por edhe ligjet e vendit të vet. Kryesisht kjo ndodh në t’ashtuquejtuna – operacione sekrete, ku shkelen edhe ligjet, vendimet parlamentare apo edhe e drejta ndërkombëtare. Bahet fjalë për sabotazhe me motive politike, vrasje me porosi apo veprime që lidhen me shpijunazhin dhe analizën e të dhanave. Nga ana tjeter, shërbimet sekrete në vendet jo demokratike nuk i respektojne aspak ligjet apo mediat.

Aksionet e njoftuna sekrete
Nji prej rasteve ma të njoftuna asht varsja me porosinë e Stalinit e Leo Trockit, në vitin 1940. Por, operacionet sekrete perjetuen nji boom në kohën e Luftës së Ftoftë. KGB dhe shërbimet “vllaznore” sekrete në Lindje i zhduknin (edhe fizikisht) opozitat qytetare në shumë vende dhe instalonin qeveritë kukulla të regjimit sovjetik, ose kanë vra edhe disidenta si bullgarin Georgi Markov apo agjentin e dyfishtë rus Alexander Litvinenko. Mirepo, edhe shërbimet e kontrollueme nga nji shtet ligjor, si CIA, kanë krye shumë operacione sekrete: ramja e kryeministrit iranian Mossadegh apo e presidentit të Guatemalas Cosma, vrasja e Che Guevarës në Bolivi, atentatet ndaj Castros në Kuba…

Panama Papers na rikujton sot edhe aferën “Iran-Contra”. Ma 1986 CIA çoi armë n’Iran, edhe pse ky vend ishte nën embargo, për me i lirue pengjet amerikane në Liban. Ka çue edhe pare per  me financue kryengritjen kundër qeverisë së Nikaraguas.
Kjo aferë sqaron edhe pasojat e problemit kryesor të shërbimeve sekrete në shtetet demokratike: kur keto sherbime e shkelin shtetin juridik në operacionet sekrete, ato nuk mund të financohen nga mjetet buxhetore. Ndaj detyrohen me i  shfrytëzue burimet alternative.

Në serine televizive të BBC, qe u ba simbas romanit të John Le Carré (“The night manager”), CIA dhe MI6 bajnë tregti ilegale në shkallë të gjanë me armë. Ky asht vetëm roman, por rasti i fundit i Panama Papers tregon edhe mënyrën qysh mujn me funksionue keto marifete.

Pa shërbime të vetfinancuara!
Shërbimet në vendet jo demokratike merren edhe me gjana të tjera: shitjen e drogës, armëve dhe thyemjen e embargove apo vjedhjen e teknologjive – kështu ka qenë edhe në kohën e KGB, të Stasi & Co. Këto përvoja janë nji paralajmërim i mirë qysh nuk duhet veprue. Sidomos sot, kur mundet me pase keqpërdorime në emën të pastrimit të pareve nga burime të dyshimta apo në emën të luftës kundër terrorizmit. Shpijunat që veprojnë për llogari të vet, nuk i duhen asnji shteti demokratik. / “Süddeutsche Zeitung”/