Smundja që mundet me i kushtue zojes Clinton sa Shtëpia e Bardhë

U.S. Democratic presidential candidate Hillary Clinton arrives for ceremonies to mark the 15th anniversary of the September 11 attacks at the National 9/11 Memorial in New York

Chris Cillizza  / The Independent

 

Momenti kur Hillary Clinton u ndje keq,  të dielën në mëngjes, gjatë ceremoninë përkujtimore në 15 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit ka ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me shëndetin e saj, duke filluar nga teoritë konspirative të konservatore se e gjitha kjo lidhet me debatin kryesor të garës presidenciale gjatë ditëve të ardhshme.

“Sekretarja Clinton mori pjesë në Ceremoninë përkujtimore të 11-shtatorit për vetëm një orë e tridhjetë minuta ku bëri nderimet e saj dhe përshëndeti disa nga familjet e të rënëve – tha zëdhënësi Nick Merrill – Gjatë ceremonisë, ajo u ndje e dehidratuar, kështu që vendosi të shkonte në shtëpinë e vajzës së saj dhe tani po ndjehet shumë më mirë.” Deklarata e tij erdhi 90 minuta pasi Clinton u largua ceremonia dhe asnjë nga gazetarët nuk është lejuar ta ndjekë atë.

Ndërkohë që ne flasim, shumica e republikanëve kanë qënë gjithmonë të bindur se Clinton prej kohësh, fshihte një sëmundje të rëndë. Po këto deklarata u kaluan me shpërfillje në formën e një teorie konspirative, madje unë bëra një shkrim për ketë cështje javën e kaluar , duke theksuar se Clinton kishte bërë një sërë analizash nga mjekët e saj pas një episodi të ngjashëm, në të cilin i ra fikët, pësoi tronditje dhe më pas u zbulua se kishte një mpiksje gjaku, kjo në fund të vitin 2012.

Kam shkruar edhe për kollitjen, por ajo nuk ishte një dëshmi e mjaftueshme për ta lidhur me ndonjë sëmundje të rëndë që Clinton supozohet të jetë duke fshehur. Natyrisht, është më se normale të kesh një ndjenjë dehidratimi. Por kur këto dy gjëra ndodhin brenda gjashtë ditëve për një kandidate i cila është 68 vjeç, teoritë mbi shëndetin e Clintonit nuk janë thjesht konspirative.

Ndërkohë që Clinton dhe fushata e saj, qeshnin sa herë që i pyesin në lidhje me shëndetin e saj, dehidratimi i ditës së djeshme, do ti bëjë të mendohen dy herë para se të përgjigjen. Jo vetëm që erdhi në një kohë kur dyshimet ishin në rritje,  por gjithashtu ka ndodhur në aktivitetin përkujtimor të 11 shtatorit,  një moment kulminant për të qënë në vëmendjen e kamerave dhe gazetarëve.

Fushata e saj mund të përpiqet të shesë këtë histori si asgjë më tepër sesa një incident që nuk do të thotë asgjë ashtu siç bënë më incidentin e George W. Bush  në vitin 2002.

Por çështja është se Clinton i mbajti gazetarët tërësisht në errësirë, të painformuar për 90 minuta pas largimit të saj të papritur nga ceremonia përkujtimore.  Asnjë gazetar nuk u lejua ta ndiqte. E njëjta gjë sërish dhe sërish. Fushata e Clintonin i kërkon të gjithëve të besojnë vetëm atë. Ajo u dehidratua! Por është në rregull tani!

Clinton mund të jetë krejtësisht në rregull dhe unë vërtet shpresoj të jetë kështu. Por ne jemi 58 ditë larg ditës që do të zgjedhim personin  që do ta drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme dhe ajo është një nga dy kandidatët që ka një shans të vërtetë për të fituar. Të marrësh për të mirëqenë fjalën e ekipit të Clinton për episodin e të dielës në mëngjes, nuk është më e mjaftueshme… nuk është më. Një njeri i arsyeshëm mund dhe do të bënte pyetje reale mbi shëndetin e saj.

Të martën në mëngjes unë shkruajta: “Fakti që nuk a prova se Hilary Clinton ka probleme të rënda shëndetësore nuk do të thotë se kollitja është dëshmi e një problem i madh shëndetësor, Po të ishte kështu atëherë 75 për qind e vendit duhet të vuante nga sëmundje misterioze . Dhe unë jam një prej tyre”.

Por tanimë, vetëm 6 ditë më vonë,  kjo nuk është e vërtetë. Një incident  kollitjeje është pothuajse gjithmonë thjesht kollitje  Por, kur bashkohet me “temperaturën” e të dielës në mëngjes dhe heshtjen për një kohë kaq të gjatë, Clinton dhe ekipi i duhet për të gjejnë një shpjegim logjik të asaj që ka ndodhur .

Dhe si gazetari i New  York Times-it, Adam Nagourney, shkruajti të dielën në mëngjes, ndoshta tani është një moment i mirë që Clinton të bëjë publike dosjen mjekësore sepse mëngjesi i të dielës e ndryshoi totalisht fokusin e garës për Shtëpinë e Bardhë.