Snezana Čongradin: Thirreni Kosovën +383

snezana-congradin
Snezana Čongradin

Lajmi që Kosova e ka fituar kodin telefonik është dashur të jetë lajm i gëzuar dhe pozitiv për qytetarët e Sërbisë, njësoj siç është rasti me fqinjët dhe bashkatdhetarët tanë në Kosovë.

Kjo do të thotë që zyrtarët sërb bashkë me ata të Kosovës punojnë në realizimin e interesave të përbashkëta të qytetarëve të Kosovës dhe Sërbisë, në vend të luftënxitjes, krijimit të atmosferës së jostabilitetit, josigurisë dhe profiterisë së faqezinjëve të cilëve iu përgjigjen kushtet jonormale dhe jonjerëzore në të dy shoqëri. Pas Kosovës, Sërbia është e para e cila duhet të gëzohet normalizimit të jetës atje dhe të punoj në përvetësimin dhe konfirmimin e pavarsisë së plotë të ish krahinës së saj jugore. Pas krimeve të tmerrshme të cilat i kanë kryer faqezinjtë e përmendur në emër të qytetarëve të Sërbisë, rrjedhimisht janë të mundur dy rrugë në kushtet e paqës, por Sërbia, fatkeqësisht, është orientuar bash për ate e cila konfirmon atë karakter kriminel dhe i cili, në këto rrethana, nuk krijohet si rastësi, por si gjendje natyrale dhe si tipar.

Sërbia në vitet e pas luftës në Kosovë vazhdoi të sillet ashtu si është sjell në vitet gjatë humbjes së saj. Urrejtja, jotoleranca, moskuptimi dhe identifikimi me një grup të të paaftëve dhe përdhunuesëve në maje të shtetit, të cilët me lëvizjet e tyre së pari i kanë turpëruar dhe i kanë vendosur në kontest negativ para botës qytetarët e vet, kanë mbetur edhe pas gjashtëmbëdhjet vjetëve, por në kufijtë të cilat i lejon realiteti. Po të ishte realiteti i imponuar nga jashtë dhe raporti i forcës ashtu që lejon vazhdimin e dhunës dhe rrethanave të jashtëzakonshme, gati është e sigurt që ajo edhe do ishte realizuar. Paqja të cilën e ka imponuar varfëria, e në lidhje me këtë edhe domosdoshmëria e përshtatjes rregullave të Bashkimit Europian, i cili në masë më të madhe ka kontribuar që kjo varfëri dhe ekzistenca bazike të sillet në dimenzionet e durueshmërisë, ka rezultuar me frustrim dhe pajtim të jonatyrshëm me gjendjen, në vend të ballafaqimit të pavarur me gabimet dhe kthimit kah vlerat të cilat janë të bazuara në kontradiktat aktuale dhe e mundësive të mëparshme.

Varësia e ndërsjelltë e ardhmërisë së qytetarëve të Kosovës dhe Sërbisë në vend që të jetë forca e cila e tërheq dhe kontribuoj në akordimin e zhvillimit dinamik të shoqërisë, pavarsimit të shteteve në raport me ate që kërkon sipërfaqsisht dhe nga jashtë Bashkimi Europian (e udhëhequr vetëm me interesin e mungesës së konflikteve luftarake në këto zona) – me gjetjen e qartë, njerëzor dhe të menqur të interesave të përbashkta dhe emëruesit në proceset zhvillimore ekonomike, kulturore dhe historike – paraqet frenim për zhvillim të atij tjetrit, e me këtë edhe të vehtes. Por pse. Si është e mundur  që me aq zell dhe me dedikim të punohet në regresin e vet vetëm për të lënë prapa tjetrin. Ku qëndron kënaqësia të këtij lloji të qëndrimit. Kënaqësin e gjejnë vetëm ata të cilët e përbëjnë administratën shtetërore, pushtetin, por edhe të gjithë ata të cilët nuk lejojnë që e vërteta të del në pah, të cilët i mbrojnë njerëzit e vet dhe vehten e tyre prej dënimit të shoqërisë dhe goditjes së ligjit me të cilin ishin sankcionuar të gjitha këto prapshtësi – prej zgjërimit të urrejtjes, racizmit, nëpër luftënxitje – e deri te përfitime materiale prej këtij dëmi të tmerrshëm.

Në situatë të tillë rezulton si e mudur që kur Kosova përfudimisht të merr numrin thirrës, në publikën sërb kjo të prezentohet si kontribut i pushtetit sërb në forcimin e varshmërisë së atij shteti nga Sërbia. Mirëpo, e vetmja varshmëri e Kosovës nga Sërbia në kuptim të plotë të fjalës është e mundur vetëm me fitimin e pavarsisë së plotë. Nga varshmëria e cila në këtë rast ishte krijuar do të kishin përfituar të gjithë, sepse kjo do të ishte varshmëri e vërtet e bazuar në jetën e përditshme, asaj kulturore dhe ekonomike, në të cilën qytetarët do të ishin në fitim. Është e sigurt se bashkëpunimi ekonomik si edhe të gjitha bashkëpunimet tjera të dy shteteve funkcionale kishin sjell fitim për të gjithë, përveç atyre të cilët qëndrojnë në pushtet dhe fshehin mëkatet e veta me retorikë të urrejtjes dhe nacionaliste. Mënyra me të cilën kanë dal në publik dhe gënjejnë qytetarët është e neveritshme, tejdushme dhe shumë e trashë. Përfaqësuesit e mediave kryesore, për shkak të budallallëkut të tyre, lakmisë dhe paaftësisë që në mëyrë tjetër të kryejnë punën e vet, nuk mbeten pas në përgjegjësi karshi elitës politike. Të jesh patriot, të duash, të respektosh traditën tënde, kulturën, gjuhën dhe trashëgiminë është diçka krejt e kundërt prej asaj se çka janë duke bërë ata. Qytetarët e Sërbisë të izoluar me varfëri, shkallën e ultë të arsimimit, me propagandë brutale mediatike, janë viktimat e tyre të vetme dhe armiqët më të mëdhenj të tyre.

(Autorja asht gazetare e njoftun në Beograd dhe opinioni i saj asht shkrue enkas për Gazetën Metro)