Ta ndalim hashashizimin e mediave!

fuga

 

Artan Fuga

 

Nuk e kisha venë re, sepse nuk i lexoj fare disa gazeta, sikur edhe në burg të isha dhe sikur të mos kisha se çfarë të bëja gjithë ditën, aq të mërzitshme janë, por, dje, rastësisht, nga reagimi krejt rromapërtoma i dikujt, mora vesh se aktualisht ka edhe:

“media të hashashit”.

Në çfarë kuptimi? Që botojnë paçavure propagandistike, gjoja në emër të mendimit të lirë, dhe justifikojnë, mbrojnë, frymëzojnë hashashizimin e ekonomisë shqiptare.

Mirë droga që kapet thuhet se digjet, por çfarë do të bëhet me këta gazetarë që pretendojnë pa pikë turpi se e bëjnë këtë sipas koncepteve liberale të ekonomisë.

Këtij i them unë hashashizim i trurit. Ta shpëtojmë median nga hashashizimi! Mos na hashashizohet media!

A ka më shoqatë gazetarësh apo jo?

A ka më deontologji të medias apo jo?

Unë e kam detyrë të jap alarmin përsa më sipër. Mos më thoni pastaj, po studjuesit çfarë bëjnë!!!

Një ditë, disa qenie të papërgjegjshme që nuk njohin tjetër, veçse interesin e tyre grykës, pa dije dhe kulturë, në emër të liberalizmit ekonomik druaj se do të na servirin edhe industrinë e shitblerjes të organeve njerëzore. Shiten organe, bie çmimi i tyre, do të thonë, thahet tregtia. Ky është arsyetim kriminal në themel.

Në emër të lirisë ekonomike po na propagandojnë ekonominë e krimit!

Kanë dalë hapur.

Nuk ka nevojë fare për hetime !!!