The Guardian: Fjalimi i Clinton dhe përgjigja gjeniale për Trumpin

hillary

Jill Abramson / “The Guardian”

Në fjalën saj dhatë konventës, Hillari përsëriti një histori që e ka thënë shpesh mbi nënën e saj. Dorothy Rodham këmbëngulte se vajza e saj do ti dilte “për zot vetes” duke thënë se “frikacakët nuk jetojnë në këtë shtëpi. Nëse dikush të godet, duhet ta godasësh mbrapsh.”

Vajza e saj në mënyrë të qartë mori mësimin dhe çdo grusht ajo e ruajti për të enjten në mbrëmje në Filadelfia. Ishte koha e shpagimit për të gjitha grushtet e Trumpit dhe refrenet e konventës së Republikaneve

Ishte një performancë efektive, jo me zemërim, por me një ton sarkazmi dhe humori. Clinton shpesh flet me krenari për mënyrën se si ajo “hyn nën lëkurën e Trump” dhe duke gjykuar statuset  e tij në rrjetet sociale dhe pas fjalimit, ajo me siguri e bëri sërisht. Përveç se të gjente një mënyrë për të goditur Trump, ajo është mjaft e zonja në përqeshjen e tij duke e bërë reagimin e saj kundër kundërshtarit gjithnjë e më shkatërruese.

Të kandidonte kundër Bernie Sanders në zgjedhjet paraprake Demokratike dhe Barack Obamën, e bëntë atë mos ndihej rehat dhe me një qëndrim negativ. Politikisht është e rrezikshme për një kandidate femër, sidomos për të që tashmë shihet si papëlqyeshme nga një pjesë të konsiderueshme e votuesve.

Por Trump ka qenë kaq vulgar dhe aq mizor me veten sa rreziku politik duket minimal. Temperamenti , politikat e çmendura dhe propozimet e pamenduara, të cilat janë bërë akoma më absurde kohët e fundit, e bëjnë atë një objektiv të lehtë.

Fjalimet më të mira Hillarit në fushatë kanë qenë ato ku ajo qesh me lot me propozimet e Trump. Fjalimi i saj në San Diego para atij në Kaliforni ishte një triumf sepse e kishte fokusin tek propozimet e rrezikshme të Trump, propozime ndërkombëtarë dhe të sigurisë vendore, duke përfshirë ndalimin e myslimanëve në vend dhe duke ringjallur torturën.

Fjalimi i saj në kongres ishte një përgjigje gjeniale për Trump duke krahasuar “Mëngjesin në Amerikë” të Presidentit Regan me “Mesnatën në Amerikë” të Trumpit.  “Mënyra amerikane – ka theksuar ajo në mënyrë të përsëritur- është duke punuar për të zgjidhur të këqijat e shoqërisë”.

Clinton e bëri atë copash për fjalimin e tij të gjatë konventës: “Ai foli në 70 minuta të çuditshme, dhe unë dua ta theksoj “të çuditshme”.  Ajo e akuzuar atë për dhënien e një linje të pafund të  produkteve të çuditshme  të vetëquajtura produkte “Trumpiste”. “Donald Trump thotë se ai dëshiron të bëjë Amerikën të madhe sërish- tha ajo- E pra ai mund të fillojë me të vërtetë duke e bërë gjëra që mund ta rindërtojnë Amerikën përsëri.”

Por, ashtu si Obama, Clinton u rrotullua rreth dhunës ndaj policisë  duke thënë se “Amerika është e madhe sepse Amerika është e mirë dhe është një fyerje ta mohosh”.Performanca e saj në Filadelfia gjithashtu tregoi se ajo është bërë më sociale . Duket qartë se ka marrë shumë leksione nga marëdhëniet me publikun kohët e fundit. Ndoshta Clinton ka mësuar më në fund se ajo nuk ka nevojë ta vërë Trumpin në çdo cikël të lajmeve.

Një nga deklaratat e saj më qesharake ishte: “Nuk ka një tjetër Donald Trump. Ai është një dhe i vetëm”. Delegatët shpërthyen në të qeshura.

Fjalimi i ishte i mbushur edhe me shpresë gjithashtu.  Fotografia që ajo paraqiti për të ardhmen e Amerikës është e ndritshme,  ndryshe nga adresa e errët dhe e panjohur e Trumpit. Kontrasti nuk mund të ishte më i qartë se kaq .

Do të jetë kënaqësi të shikojmë Clinton të luajë me cmenduritë e Trumpit për 100 ditët e ardhshme.