“Times”: Kush mundet me zavendësue Angela Merkel

gettyimages-145479927

Derek Scally / “Times”

 

Tetorin e kaluar, një zjarrfikës 26-vjeçar ndihmoi në vënien e një zjarri në një shtëpi azilantësh në qytetin perëndimor të Hagen. Një javë më parë ai u dënua me gjashtë vjet burg për zjarrvënie të qëllimshme.

Zjarrfikësi i tha gjykatës se ndërmori këtë “masë”, sepse kishte frikë se azilantët do të ndërmerrni veprime të dhunshme kundër gjyshes, të dashurës ose motrës”. Veprimi i tij është vetëm një nga një 163 sulmet e dhunshme në shtëpitë e azilantëve në Gjermani në vitin 2015, një vit, kur një milion njerëz paraqitën kërkesa për azil.

Nga lindja në perëndim, atmosfera është errësuar dukshëm në Gjermani, kjo për shkak të emigrantëve dhe për shkak të gruas që shumë e shohin si “Zonja e Krizës së Migracionit”, Kancelares, Angela Merkel.

Dy javë më parë, në një sondazh rajonal, partia e saj kristian-demokrate (CDU), përfundoi në vendin e tretë, për herë të parë pas ekstremit të djathtë (AFD).  Dje CDU-ja pësoi një goditje shumë të fortë në qyteti-shtetin e  Berlinit. Këto zgjedhje u varën në një çështje që është jo vetëm  lokale por dhe kombëtare: kriza e migrimit. Pas 11 vjetësh, e veshur me pushtet, Kancelarja Merkel drejtoi samitin e BE-së në Bratislavë javën e kaluar me një parti që kishte rënë të paktën me 10 pikë.

Një vit përpara zgjedhjeve federale të vitit të ardhshëm, sondazhet e mëtejshme rajonale janë kanosëse. Rënia e mbështetjes ka filluar që prej vendimin fatal të 4 shtator në 2015-ën, kur ajo vendosi rregullat e azilit e BE-së për 20,000 azilkërkuesit sirianë që erdhën duke hedhur një këmbë nga Budapesti një në Gjermani. Duke iu frikësuar skenave të tmerrshme nëse mbyllte kufijtë e Gjermanisë, Merkel hoqi dorë nga karakteri pragmatist duke marrë një një hap besimi.

-Vendim i marrë brenda natës

Ashtu si në Irlandë, vendimi brenda një natë për migrantët do të ndikojë, në Gjermani dhe Evropë për të gjitha vitet e ardhme. Ashtu si në Irlandë, nuk ka të dhëna të shkruara që shpjegojnë se si u arrit marrja e këtij vendimi, duke e bërë të vështirë që njerëzit që të kenë opinionet e tyre të argumentuara.

Vendimi i kancelares për pranimin e sirianëve të bllokuar në Hungari, ishte një vendim personal, u kërkua nga gjermanët apo ishte ishte thjeset një shfaqje e naivitetit narcist?

Dhe sic pyesin edhe shumë persona,  mos vallë vullnetarë gjermanë i dhanë një mirëseardhje të përzemërt migratëve thjesht sepse më në fund donin të bënin diçka për njerëzit e varfër të Sirisë të shkatërruar nga lufta? Apo ishin thjesht duke u përpjekur të bindin fqinjët e tyre evropiane dhe mbi të gjitha veten e tyre, se ata nuk ishin monstra të pashpirt në krizën e euros?

Shumë pyetje, pak përgjigje, dhe një komb dukshëm i ngatërruar. Shifrat janë ulur tani por ende rreth 300,000 njerëz kanë paraqitur kërkesa për azil në Gjermani, vetëm gjatë këtij viti. Por mirëpritja është ftohur me shpejtësi, ndoshta kjo për shkak të sulmeve seksuale të Vitit të Ri mbi gratë në Këln dhe një seri sulmesh të dhunshme gjatë verës në Bavari.

Në çdo fjalim, Merkel paralajmëron kundër dhunës islamike të cilën e lidh direkt me krizën e refugjatëve. Por pasi  forcat speciale gjermane ekspozuan një qelizë të shtetit islamik javën e kaluar, shumë votues janë duke shkuar drejt ekstremit të djathtë, partisë së anti-emigracionit.

AFD-ja po tërheq votuesit nga të gjitha anët që besojnë se Merkeli personalisht hapi dyert e Gjermanisë për një valë të pakontrolluar të azilkërkuesve dhe emigrantëve ekonomikë, por pa i pyetur ata.

Në mediat vendase po mbështetet gjithnjë e më shumë “tregimi” se politika e Gjermanisë ndaj refugjatëve, ashtu si shumica e politikave të qeverisë në Berlin kohët e fundit, më shumë sesa me interesin kombëtar, lidhen me taktikat personale të Merkel.

-Slogani

Në vetëm një vit slogani i Merkelit: “Do ia dalim”, është transformuar në një slogan proteste nga AfD-ja dhe kushëriri i saj Islamofobik, Pegida.

Por edhe nëse Merkel largohet, kush do ta zëvendësojë atë? Ka një një listë të shkurtër…shumë të shkurtër të përsonave që mund ta bëjnë: Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière, ministri i Mbrojtjes Ursula von der Leyen dhe Jens Spahn, 36-vjeçari ambicioz që mban postin e ministrit të Financave.

Të gjithë mendojnë më shumë për veten e tyre dhe askush nuk ka guxuar të dalë para publikut në këto kohë dhe të rrezikojë karrierën e tij, duke sfiduar Merkelin.Pas 11 viteve e veshur me pushtet nga Merkel, CDU-ja është duke u bërë, ashtu sic tha një vit më parë, Spahn: një parti e identifikuar me një figurë të fortë politike; Angela Merkel

Është folur shumë për gjendjen e CDU-se por pasuesi i përmëndur më shpesh i Merkel është Wolfgang Schäuble. Por ministri i financave, i cili ka qenë deputet për 44 vjet do të mbushë në 75 vjec vitin e ardhshëm dhe të jetë dy vite më i vjetër se lideri i parë i Gjermanisë Perëndimore të pasluftës, Konrad Adenauer.

Ndërkohë që thirrjet “Merkeli duhet të largohet” rriten dita ditës, rreziku i një sulmi destabilizues islamik mbetet ende i lartë, por ia vlen të kujtojmë dy gjëra: Së pari, në ‘AND’ e saj, CDU-ja nuk është mbështetëse e fortë e grushteve të shtetit dhe së dyti, i fundit njeri njeri, i aftë mjaftueshëm për të organizuar një grusht shteti ishte një grua: Angela Merkel.