Jovanov: Dështoi plani që t’i përleshni Shqiptarët dhe Maqedonasit

Mitko Jovanov

Nuk u shkoi për dore plani që të nxisin incidente/ përleshje në masë midis Maqedonasve dhe Shqiptarëve me përmendoren e shqiponjës dykrenore  në komunën e Çairit dhe vënien e gurrë-themelit për ndërtimin e kryqit në komunën e Butelit.
DPMNE dhe BDI investuan për këto manifestime shumë resurse, para, angazhime të komunave Butel dhe Çair, prani e zyrtarëve shtetërorë nga DPMNE dhe BDI, Krye-kishtari i KOM’së Stefani, priftërinj të tjerë, anëtarë partiakë …
Vendosja e shqiponjës dykrenore nuk nxiti asnjë incident, por qytetarët e çfarëdo qoftë etnie këtë akt e shikonin  me shpërfillje dhe haptazi ua bënë me dije DPMNE’së dhe BDI’së se nuk mashtrohen me skenarë të këtillë.
Prandaj sot, iu qasën aktit të dytë të skenarit, që të vendoset kryqi 50- metërsh në komunën e Butelit. Sipas syretave që janë të pranishëm në mediat, në këtë komunë atmosfera i ngjasonte gjendjes së luftës, njësitë speciale, autoblinda policore …
Por, sërish nuk u nxit përleshje midis Shqiptarëve dhe Maqedonasve, që duhet të na gëzojë të gjithëve, pasi qytetarët nuk i ‘hanë’ më provokimet dhe skenarët e partive DPMNE dhe BDI, me qëllim që ata t’i fshehin krimet dhe që të bishtnojnë  të përgjigjen para gjyqit për keqpërdorimet që i kanë bërë duke provokuar kriza ndëretnike dhe përleshje në shtet.
Me qëllim që të mos u dështojë projekti për përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, DPMNE’së dhe BDI’së u mbetet që të inskenojnë incident tjetër. Nuk mund ta vërtetoj, por nëse analizohen informacionet dhe e tërë ndodhia, kjo na udhëzon se asgjë nuk është e rastësishme, por ka qenë i planifikuar të rrihet Todor Petrovi, kryetari i SMK’së dhe njëri nga donatorët e ndërtimit të kryqit.
Rrahja e Petrovit çon në dyshime se skenari sipas të cilit incidenti ka ndodh në restorantin ku Petrovi me gjasë nuk ka qenë i vetëm, atëherë si mundet që asnjë i pranishëm nuk është orvat që ta mbrojë  ose më mirë ta frenojë dhunën ndaj Petrovit i cili është sulmuar dhe rrahur me shuplakë nga kryetari i degës në Çairit, Beqir Hasani!? Pavarsisht se kush e ka rrahur me shuplakë Petrovin, kjo nuk ndryshon gjë, për shkak se incidenti është në bazë ndëretnike.
Situata ka qenë e nderë, kjo është e qartë, dhe prandaj policia ka qenë e pranishme në komunën e Butelit, e kjo do të thotë se siguria e Petrovit dhe e bashkëpunëtorëve të tij ka qenë e rrezikuar dhe krejt naive është që ne të besojmë se Petrovi hiç pa gajle është ulur në restorant dhe ka ngrënë dhe pirë dhe është dëfryer/kënaqur  në një ditë të bukur Shkurti. Pra, çdo njeri në një situatë të tillë do ndërmerrte akte preventive  personale  që të mos i nënshtrohet rrezikut që të sulmohet, nëse do duhej do të kërkonte ndihmë nga institucionet shtetërore-policia e cila mbase ka qenë e pranishme me njësitet speciale.
Të mos harxhojmë shumë kohë dhe hapësirë, prandaj t’i japim fund me një hipotezë/hamendje; pa çka janë disa shuplaka, kur si kundër-shpërblim vazhdimisht dhe rregullisht përfitohen privilegje të mëdha, para, makina dhe të tjera në hesap të shtetit!?
Më në fund, t’i dëshirojmë Todor Petrovit që sa më shpejt ta rimerr veten, të kthehet në shtëpi dhe pastaj të na shpjegojë disa punë për veprimin dhe rolin e tij. Jo vetëm për vendosjen e kryqit në Butel, por edhe për tema dhe ngjarje tjera.

Marrë nga “Libertas”