Urime, BDI e pranoi Kryetarin Ivanov!

branko geroski
branko geroski

Branko Geroski

 

 

Rezultati më i rëndësishëm nëse jo edhe më i qenësishmi i mbledhjes së fundit të Këshillit për Siguri, që e ftoi shefi i shtetit për shkak të kalimit ilegal të refugjatëve nga Greqia në Maqedoni, është ai se BDI më në fund e pranoi Gjorge Ivanovin për kryetarin e vet. Partia e Ali Ahmetit tashmë një kohë të gjatë refuzonte ta pranojë këtë njeri si Kryetar, ndonëse të gjithë e kishin të qartë se bëhet fjalë për teka të rëndomë të komandantëve nga Reçica e Vogël dhe të një inati gomarësh – pasi që shefi i shtetit nuk është gjë tjetër përveç se një “dëgjues-qorr  krenarë” i Nikolla Gruevskit, ndërsa ndaj këtij të fundit ‘integruesit’  gjithmonë i kanë qëndruar “besnik deri në vdekje”. Dhe do të jenë të tillë, bile, përderisa u ngarkohen devet, gjegjësisht,  përderisa ‘llojnë’ tenderë.
Ja, ta zëmë se, ndoshta ka pasur ndonjë shkak të posaçëm që Ali Ahmeti e ka dërguar Tallat Xhaferin që me praninë e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë më në fund ta pranojë Gjorge Ivanovin në rolin e Kryetarit dhe të rebelit pa asnjë shkak.
Mbase, aspak nuk më intereson nëse kjo gjë ka ndonjë kuptim, sepse çfarëdo kuptimi të ketë, doemos të jetë plotësisht e parëndësishme për konstelacionin politik. Ajo që mua më habiti pas mbledhjes, është se Ivanov e lavdëroi konstruktivitetin e përfaqësuesve të katër partive politike.
Kjo gjë, tashmë ka njëfarë kuptimi. Duke marrë parasysh faktin se në deklaratën e vet Ivanovi sërish e qortoi BE’në me retorikën e promovuar në intervistën për “Bild”in  Gjerman, tërësisht jam kureshtar ta di,  nëse edhe përfaqësuesi i LSDM’së e ka përkrahur retorikën dhe qëndrimin e shefit të shtetit dhe çka është ajo që përfaqësuesi i opozitës paskësh treguar konstruktivitet.  /Marrë nga “Plusinfo”/