Vanhoutte: Ndryshimi i regjimit asht i domosdoshëm

vanhute

Peter Vanhoutte u largua nga funksioni, por nuk e lëshon Maqedoninë. Të Dielën më 27 Mars edhe formalisht mbaron mandati i ndërmjetësit të Bashkimit Europian në Maqedoni, ndërsa sot është praktikisht dita e fundit e punës së tij. Në intervistën për Deutsche Welle, Vanhoutte pranon se në muajt e kaluar nuk ka arritur si ndërmjetës që ta realizojë pjesën më të madhe të reformave të cilat ishin cekur në raportin e Pribe’s. Në Maqedoni, thotë ai, sundon klimë e frikës, ndërsa partitë sunduese nuk lejojnë paraqitjen e kurrfarë mendimi kritik. Njëra ndër fjalët më të shpeshta që i përdor është fjala i ‘shokuar’, por e përdorë kur flet për gjendjet që i ka hetuar në një varg sfera të shtetit dhe të shoqërisë.

Si nderim për luftën e tij për vlerat Europiane, para se të kthehet, ndërmjetësi e mori dekoratën “Oficer i Rendit Mbretëror” nga ambasadorja e Mbretërisë së Belgjikës, Anik Van Kalster.

Për shumë vetë u bë simbol i luftës kundër keqpërdorimeve dhe kriminalit, të tjerët e kritikojnë ashpër dhe e sulmojnë. Nga ky aspekt, edhe njërit edhe tjerët do ta shqyrtojnë edhe lajmin se, Vanhoutte e braktis funksionin, por jo edhe Maqedoninë. Pas një pushimi të shkurtër, në Prill Vanhoutte kthehet në Maqedoni, por kësaj here si person privat. Mbase, siç thotë ai, nuk do të jetë “turist” siç e shpalli dikush, por do të vazhdojë ta jep kontributin e vet, me vullnetin e vet të përqendruar në sektorin qytetar në Maqedoni.

https://twitter.com/peter_vanhoutte/status/705808264760524800/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw

DW: Z. Vanhoutte, ishit përfshirë si ndërmjetës i BE’së në krizën politike të Maqedonisë nga vera e 2015’ës. Diku në të njëjtën kohë ishte shpall edhe Raport i Pribe’s i cili bënte vërejtje për mangësi serioze në shtet. Duke përfshirë edhe forma të ndryshme të ryshfetit në pushtet, mashtrime zgjedhore, shantazhe, sulme, përgjime jo të ligjshme, ndikim politik në gjyqësi etj. A kishte sukses ndërmjetësimi juaj që të zgjidhen këto probleme?

  1. Vanhoutte: Ndërmjetësimi im rezultoi me krijimin e Prokurorisë Publike Speciale e cila është përgjegjëse për hetimin e përmbajtjes së materialeve të përgjuara. Pastaj, pat një përparim të caktuar edhe në raport me procesin zgjedhorë, përmes ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet dhe me emërimin e tre ekspertëve të pavarur në Komisionin Zgjedhorë Shtetërorë. Megjithatë, në të gjitha fushat e cekura, nuk u bë kurrfarë përparimi, për shkak se sanimi i të gjitha mangësive refuzohet nga partitë sunduese. Sistemi i vendosur i kontrollit, në masën më të madhe nga VMRO’ja arrin deri në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe nuk lejon kurrfarë mendimi të lirë dhe kritik, e jo më sugjerime për ndryshime të kursit kah më demokratikja. Si rezultat i kësaj ka një klimë të përgjithshme të frikës. Njerëzit frikësohen se do të largohen nga puna ose do të mbarojnë në burg, janë të detyruar të marrin pjesë në tubimet partiake dhe në “kundër-protestat” e qeverisë kundër çdo forme të ligjshme të protestës, më së shpeshti në këmbim për një shumë të vogël parash dhe pak sandviçë. Rrogat e arsimtarëve dhe administratorëve publikë qëllimisht mbahen të ultë që t’i mbajnë sa më të varur nga partia.

vanhute

“Jam i “shokuar nga gjendja aktuale, atmosfera e frikës, shtypja e lirisë”.

DW: A është e përgatitur Maqedonia për zgjedhjet e 5 Qershorit?

  1. Vanhoutte: Assesi, Maqedonia nuk është e përgatitur për zgjedhje. Nga aspekti i rezolutës për konflikte, së pari duhet të zgjidhen të gjitha problemet kyçe dhe të kthehet vendi sërish në demokraci funksionale normale. Tek atëherë mund të mendohet për organizimin e zgjedhjeve. Në këtë kornizë kohore është e pamundshme që të zgjidhen numri më i madh i problemeve ose problemet me listat zgjedhore. Me zvogëlimin artificial të numrit të problemeve, VMRO’ja orvatet që t’i ik përgjegjësisë pas akuzimeve për mashtrime zgjedhore të organizuara të zgjedhjeve të mëparshme dhe refuzon çfarëdo përgjegjësie për keqpërdorimin e listave zgjedhore. Ndonëse, më shumë media janë nën kontrollin e plotë të VMRO’së. Bisedimet për reformat në media dështuan për shkak se partia refuzon ta dorëzojë çfarëdo kontrolli ndaj mediave dhe ndaj Agjencisë për rregullimin e mediave. Mungesa e lirive të mediave dhe të raportimit politik të drejtpeshuar është njëra nga shkaqet kryesore se, pse tashti të mbahen zgjedhjet nuk është një ide e mirë. Mbase, për shkak të mungesës së ndarjes së partisë nga shteti, është e pamundshme që të organizohen zgjedhje të drejta dhe të lira me kushte të barabarta për të gjitha partitë.

https://twitter.com/peter_vanhoutte/status/711934736067928065/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw

DW: Duke marrë parasysh se Maqedonia është kandidate për anëtarësim në BE qysh nga 2005’ta, kur erdhët për herë të parë në shtet , a ishit të befasuar nga gjendja, veçanërisht me atë se e gjithë kjo u zbulua nga bisedat e përgjuara?

  1. Vanhoutte: Nuk isha i befasuar nga problemet aktuale, por jam i befasuar nga mungesa absolute e përgjegjësisë, si është e mundur që askush nga funksionarët publik të mos kenë kurrfarë përgjegjësie. Muajt e fundit kisha mundësi të takohem me qindra njerëz nga i gjithë vendi dhe pranoj se jam i shokuar nga gjendja aktuale, atmosfera dhe frika, shtypja e lirisë, nga numri i madh i njerëzve që janë në paraburgim vetëm për shkak se e kanë kundërshtuar qeverinë ose kanë refuzuar që t’i pranojnë rregullat e saj. Jam i shokuar nga numri i madh i njerëzve, përfshirë edhe gjykatës, të cilët janë larguar nga puna në vitet e fundit. Jam i shokuar nga niveli i lartë i ryshfetit, ku blerja e diplomës dhe të titujve universitarë është një praktikë e pranuar, përderisa nëpër gjithë shtetin punësohen njerëz jo kompetentë. Dhe jam i shokuar nga cilësia e dobët e arsimit, ku fëmijët mësohen se disa njerëz, si bankierët ose politikanët janë më të mirë se njerëzit nga “shtresat më të ulëta” dhe krahas kësaj doemos të mësojnë histori falsifikuese.

DW: Kriza politike në Maqedoni zgjatë më shumë një vit dhe nuk shihet fare një zgjidhje. Cila është sipas jush pengesa kryesore?

  1. Vanhoutte: Pengesa kryesore për një përfundim pozitiv është mungesa e vendosmërisë së bashkësisë ndërkombëtare. Gati se është e pamundshme që qytetarët lokalë ta kthejnë shoqërinë në gjendje normale. Ndryshimi i regjimit përmes zgjedhjeve nuk është më mundësi e vetme. Alternativa e vetme është përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa ka nevojë të menjëhershme për veprim të shpejtë. Ky veprim duhet të rezultojë me krijimin ad hok të qeverisë teknike për më së paku 2,3 vite, kohë që është e nevojshme për zgjidhjen e problemeve të shumta, në menaxhmentin financiarë, gjyqësinë, arsimin dhe mediat, me të cilat përballet vendi.

Pengesa kryesore për daljen nga kriza është ngurrimi i bashkësisë ndërkombëtare.

DW: Në Tetorin e vitit të kaluar ju paralajmëruat se nëse nuk zbatohen reformat “Maqedonia mund të izolohet si Bellorusia”. Gjashtë muaj më vonë, procesi reformues ende është larg nga zbatimi. Ky skenar a ka tash më shumë shanse?

  1. Vanhoutte: Me rëndësi është që të priten të gjitha lidhjet midis politikës dhe mediave. Kjo përfshin edhe ndërprerjen e reklamimit të qeverisë në media, një mbikëqyrje të pavarur e të përshtatshme të mediave, servis publik të fortë dhe të pavarur, mos përzierja në program të televizioneve dhe të radiove, heqja e mediave nga ndikimi direkt i pronarëve të mediave dhe monitorim të fuqishëm ndërkombëtarë.

https://twitter.com/peter_vanhoutte/status/710217320778604547/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw

DW: Memet tuaja me mace në Twitter provokuan shumë reagime në publikun e Maqedonisë. Pse vendosët që të komunikoni në këtë mënyrë dhe cila është përgjigja juaj në kritikat se memet janë ofenduese dhe poshtëruese për partinë sunduese dhe për shtetin?

  1. Vanhoutte: Me rëndësi është të kthehet drejtpeshimi në debatin aktual midis koalicionit qeveritarë të fuqishëm dhe të partive opozitare relativisht të dobëta. Deri më tashti humori dhe ironia u treguan si mjete efektive për kundërshtimin e tendencave autoritare. Pohimet se macet janë ofenduese dhe poshtëruese ishin vetëm spin. Pohime të tilla u hodhën në ditën kur kisha bisedime me Revizorin Shtetërorë për keqpërdorimin e mjeteve shtetërore nga ana e Agjencisë për Komunikimin Elektronik dhe pa rregullsitë serioze në llogaritë zyrtare të partisë sunduese.

 

Marrë nga Deutsche Welle. Perktheu Sh. Islami