Washington Times: “Idiotët e dobishëm” katolikë të George Sorosit

George-Soros-1940x1294

 

 

Një grup me dokumente të rëndësishme, u publikua kohët e fundit nga WikiLeaks. Qendra Politike për “Shoqërinë e Hapur”e George Sorosit, rezulton se ka bërë donacione për dy organizata me bazë fetare, me shumën prej  650,000 dollarë.  Fillimisht, kjo mund t’ju bëjë të mendoni se ndoshta më në fund zoti Soros është kthyer në  besimtar. Por jo. “Gërmimet” më të thella zbuluan se motivi për filantropi (nëse dëshironi ta quajmë kështu) ishte shumë më banal: politika.

Megjithatë, ka pasur një dimension mjaft interesant për donacionet ndaj këtyre grupeve, përkatësisht “PICO” dhe “Faith in Public Life”,  të cilat, përveç të pasurit “në bazë të tyre besimin” drejtojnë gjithashtu edhe lëvizjet mëdha aktivistësh.

Soros është duke kontribuar shumë në përpjekje për të rekrutuar rreth 10.000 vullnetarë, ndërkohë që po trajnonte rreth 3500 të tjerë për të ndikuar në Kishën Katolike gjatë vizitës së Papa Françeskut në SHBA në 2015.

Në pamje të parë,  donacionet duket “të pafajshme”.  Si president i një grupi aktivist jopartiak, unë e kuptoj se ata marrin para që të përhapin idetë e një organizate për besimitarët. Ajo cka më shqetëson këtu, është padyshim qëllimi politik për të manipuluar udhëheqësit e kishës, gjë që tregohet qartë nga dokumentet e publikuara. Nga këto të fundit të jepet përshtypja se për Sorosin, udhëheqësit e komuniteteve fetare në përgjithësi dhe të Kishës Katolike në veçanti, janë thjesht “idiotë të dobishëm”, të manipuluar,  për të çuar deri në fund, axhendën e tij politike dhe laike.

Pavarësisht nga kjo, “luftëtarët” e drejtësisë sociale në organizatat e “Faith in Public Life” dhe “PICO” duket të ushqejnë dyshime morale për marrjen e parave nga burime si ato të  ndërmarrjeve të Sorosit. Mjaftoj thjesht ta shikojmë Kishën Katolike dhe grupet e tjera fetare, si pjesë e madhe të problemi social që duhet çrrënjosur.

Sipas dokumenteve të publikuara, një pjesë e mirë e  “dhuratës” se Sorosit është shpenzuar për promovimin e John Gehring, një ish-drejtor mediash në Konferencën Amerikan të  Peshkopëve katolike,  gjithashtu komentator për mediat kombëtare.

Gehring pati debate dhe kundërshtime të ashpra  me peshkopët në vitin 2012, pas publikimit  të një materiali ku u siguronte gazetarë pyetje kundër peshkopëve katolikë në lidhje me dy javët e iniciativës së lirisë fetare gjatë atij viti.  Ai i inkurajoi gjithashtu gazetarët që të sfidonin çdo pretendim të Amendamentit të Parë për garancitë e lirisë fetare.

Papa Françeksu vizitoi Shtetet e Bashkuara në 2015, vizitë  e cila u pasua nga lirimi i “Laudato Si.” Të dyja këto ngjarje, përgatitën terrenin jo vetëm për Konferencën e vitit 2015 të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Paris, por edhe për një debat të gjerë fetar dhe politik, dhe kjo ishte pikërisht ajo që Ati i Shenjtë kishte për qëllim. Dokumentet e publikuara tregojnë megjithatë, se “FPL” dhe “PICO” kishin për qëllim shumë më tepër se sa një debat.

Detaje të tjera të shumta, janë bërë publike nga bordi i “Shoqërisë së Hapur Soros” që zbulojnë mirëfunksionimin e një rrjeti politik “progresiv” që shtrihet përtej “PICO” dhe “FPA” në korridoret e vetë Vatikanit.

Një pjesë e dokumentave të publikuara thotë: “Në mënyrë që ti japin kuptim këtij momenti, ne do të mbështesim aktivitetet e “PICO”në organizim dhe do të angazhohemi me Papën në çështjet ekonomike dhe racore të drejtësisë, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të Këshilltarit të Lartë të Papës dhe dërgimin e një delegacioni për të vizituar Vatikanin në pranverë apo verë, në mënyrë që ai lejojë dërgimin direkt të të ardhurave të ulëta për katolikët në Amerikë. ”

Procesverbali vazhdon: “Duke shfrytëzuar vizitën e Papës ne i ngremë një kritikë asaj që ai e quan” një ekonomi të përjashtimit dhe të pabarazisë” dhe PICO dhe FPL do të punojnë për të ndërtuar një urë për biseda të gjata mbi shqetësimet ekonomike dhe prioritetet kombëtare në prag të fushatës Presidenciale të 2016”.

Duke pasur parasysh përpjekjet e dukshme në mesin e disa grupeve aktiviste me bazë fetare, të cilat në thelb ndikimin në Fushatën momentale Presidenciale dhe madje edhe ngritjen e fondeve duke përdorur imazhet e Papa Françeskut, unë besoj se investimi i zotit Soros ia ka vlejtur.

Ky nuk është edukim fetar. Ky është manipulim politik me qëllim shfrytëzimin Kishës Katolike për axhendën politike të zotit Soros, një përpjekje cinike e mirë-financuar, për të shfrytëzuar besimtarët dhe për të arritur qëllime të dyshimta morale dhe politike.

George Soros duhet dënuar për përdorimin e parave në këtë mënyrë, dhe organizatat fetare që kanë pranuar donacionet e tij duhet të kenë turp!/Washington Times/