7 vjet nga vdekja e aktorit Bekim Fehmiu

Sot shënohet shtatë vjetori i vdekjes së nji prej aktorëve ma të mëdhaj shqiptarë që pati famë kudo nëpër botë, Bekim Fehmiu.

Gjurmët e tij në kinematografinë e huej dhe atë shqiptare nuk janë të vogla.

Fehmiu u ba i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966.

Deri në atë kohë, ai kishte studiue dhe ishte ba i njoftun nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Ai asht aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luejt me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësinës së ish-Jugosllavisë.

Ndër rolet ma të njoftuna të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.

Fehmiu ka bashkëpunue me emna të njoftun të kinematografisë botnore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë.

Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretue në disa gjuhë.

Në këtë përvjetor asnji nga institucionet nuk e kujtojë figurën e tij.