A asht ky çifti ma me fat në Kosovë? Shihni çka ka ba kryeministri Haradinaj për ta! (foto)

Ndoshta asht hera e parë në historinë e institucioneve të Kososovës kur Qeveria nderon në këtë formë nji familje me rastin e martesës së djalit të tyne.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në dasmën e Arbër Gecit dhe Blertës, dhe me vete ka sjellë nji urim në mënyrë institucionale.

Në këtë urim zyrtar që mban logon e Qeverisë së Kosovës, Haradinaj ka urue çiftin për martesën. “Në emrin tim personal, të familjes dhe kolegëve ju rojë jetë të gjatë e të lumtur dy të rinjëve”, shkruen mes tjerash në urimin që mban vulen e kryeministrit të Kosovës. Krahas urimit, Haradinaj ia ka dhurue çiftit të ri edhe Hartën e Artë të Kosovës, simbol ky që jepet në raste të veçanta.

Sigurisht se nji veprim i tillë çfare ju ka ba Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës, ka nderue familjen e Jetullah Gecit, e njoftun jo vetëm në Drenicë, por edhe me gjanë për kontributin e dhanë për lirinë e Kosovës.

Jetullah Geci, ish komandant i Brigadës 112 Arben Haliti, ishte njani ndër bashkëpunëtorët ma të ngushtë të komandantit legjendar, Adem Jashari, me të cilin shumë herët kryen akcione kundër forcave serbe në Drenicë./Magazina.al