A e dini cili asht shteti ma dembel në botë (foto)

A jetoni në vendin ma dembel të botës? Këtë dilemë e ka zgjidh analiza globale, e cila ka zbulue se sa hapa ecin mesatarisht njerëzit në të gjithë planetin dhe do habiteni kur ta mësoni se kush janë njerëzit ma dembela në botë.

Të dhanat nga Smartphone nga ma shumë se 700.000 njerëz janë mbledh nga shkencëtarët për me dalë në konkluzionin se sa aktivë janë popullsitë e vendeve të ndryshme të botës.

Dhe me krenari banorët e Hong Kongut mbajnë vendin e parë si njerëzit me fizikun ma të mirë, mbasi mesatarisht nji qytetar i Hong Kongut ban 6.880 hapa në ditë, ekuivalente me rreth 6 kilometra.

Por jo aq krenarë janë banorët e Indonezisë, të cilët bajnë vetëm 3,513 hapa në ditë çfarë i ban edhe vendin ma dembel në botë sa i takon këtij studimi të menaxhuem nga studiuesit e Universitetit Stanford.

Për krahasim, britanikët ecin me 5.444 hapa në baza ditore, ma pak se tre milje (5 km), tue i thy homologët e tyne amerikanë që menaxhojnë vetëm 4,774 hapa në ditë.

Ndërsa në të dhanat e publikueme, Shqipnia nuk asht marrë hiq për kampion studimi, pra nuk ka të dhana për aktivitetin fizik të shqiptarëve. /metro/