A jeni gati, ky fenomen diellor ka me ndodhë me 21 Gusht (video)

Ditën e Hane, më 21 Gusht 2017, ka me ndodhë nji eklips total diellor që ka me përfshi krejt Amerikën, breg më breg, për herë të parë që nga viti 1918.

Kushtet e motit e lejojnë që i gjithë kontinenti të ketë mundësinë me pa zhvendosjen e Hanës para Diellit, tue shkaktue në sipërfaqen e Tokës nji hije të plotë për disa minuta.

Shkencëtarët janë tue ba edhe planet për këtë eklips të rrallë që ka me ndodhë mbas tri javësh.

NASA gjithashtu asht tue shpërnda informacionet e nevojshme që u duhen të gjithë qytetarëve amerikanë që duen me ndjek spektaklin live.

Eklipsi i plotë diellor fillon pranë qytetit Lincoln, Oregon, n’orën 10:15 të mëngjesit (PDT) (ora 13:15 EDT).

Gjithçka përfundon n’orën 14:48 pranë Charleston, në Karolinën e Jugut.

Eklipsi i pjesshëm ka me fillue ma herët dhe ka me përfundue ma vonë, por eklipsi total ka me zgjatë rreth nji orë e 40 minuta në të gjithë kontinentin.

NASA ka me financue nji mori projektesh shkencore që do të ndodhin gjatë kësaj periudhe unike kohore.

Për 21 Gushtin nuk janë të pakta edhe teoritë konspirative, siç ndodh gjithmonë në fenomene të tilla astrologjike.

Simbas disa prej këtyne teorive, ky eklips ka me shënue fillimin e Apokalipsit dhe fundit të botës.

Simbas teorisë së lidhun me këtë eklips, data 21 Gusht shënon fillimin e nji shkatërrimi shtatëvjeçar, ku qytetërimi në të gjithë botën ka m’u përfshi nga luftat dhe shkatërrimet kozmike.