A po bahet gati Zuckerberg për President të Amerikës

Për ata që thonë se ai nuk asht i interesuem me garue për President, Mark Zuckerberg asht me të vërtetë tue e rrethue veten me strategët ma të mirë politik.

Fondacioni filantropik i Zuckerberg, Iniciativa Chan Zuckerberg, raportohet se ka punësue Joel Benenson, i cili ishte strategu kryesor për fushatën presidenciale të Hillary Clinton më 2016.

Ky lajm u raportue për herë të parë nga Annie Karni nga Politico, që thotë se ai ka me ba “hulumtime” për organizatën

Siç thekson Politico, kompania e Benenson ka punue me shumë organizata jofitimpruëse në të kaluemen, por lëvizja e fundit ka ngjall spekulime se shefi i Facebook asht tue u ba gati për nji fushatë politike.

Edhe pse Zuckerberg ka insistue se definitivisht nuk ka me kandidue për President, veprimet e tij të fundit kanë ngjall mjaft spekulime.