Aktores i dalin lotët mbas 9 orë xhirimesh të nji skene seksi (video)

Aktorja Sienna Miller, ka zbulue se ajo ishte në siklet gjatë xhirimit të nji skenë seksi me kolegun, Ben Affleck. Nji skene qe zgjati për 9 orë. Siena foli për rolin në filmin “Live by Night”, dhe në veçanti u përqëndrue në ditën kur ata kishin filmue nji skenë seksi.

“Ben dhe unë jemi si vlla e motër. Ishte tmerrësisht e pakandshme, por keshëm shumë. Ai asht nji profesionist i madh, unë nuk jam. Kur e kam lexue skenarin, e kuptova se duhet me ba dashni kudo – në kerr, në bar … mendova, ‘O Zoti im, po na gjithë ditën duhet me xhirue skena dashnie. Qysh muj me ja ba këtë?”, kujton Siena në nji intervistë për “E!”, raporton Mirror.