Aktori kosvar ia ‘siguron’ votat Ramushit!

Aktori ynë, Çun Lajçi, vazhdon me mesazhe për liderët e politikës kosovare, lidhun me situatën e krijueme politike.

Lajçi sot, përmes nji postimi në Facebook, i asht drejtue me nji porosi liderit të AAK, Ramush Haradinajt, tue i premtue se “të Mërkurën ka me shkue në përkrahje të tij në parlamentin e Kosovës”.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

“Ramush Vlla

Mos u merzit, se të merkurën unë kam me ardhë n’kmishë e n’tlina n’Parlament. Kam me mbushë plisin dhé e kam me i gjujt f’tyrës këta lazdranat që po fluturojnë, tue ju thanë:

“Ky dhe nuk falet as nuk shitet!”

Ata kanë m’u permallue e kanë me i çue duert me i fshi sytë ( jo prej lotëve, po prej Dheut, ) e Ademi me Teutën kanë me i numerue duert e kanë me i ba numërat.