Aktori turk qëllohet me 4 plumba nga e dashuna, modelja vret veten! (foto)

Stambolli asht trondit mbramjen e djeshme nga një ngjarje e randë.

Aktori dhe moderatori i njoftun turk Vatan Sasmaz asht vra nga e dashuna e tij Filiz Aker, e cila mbasi ka qëllue aktorin 4 herë mbas shpine me armë zjarri aktorin, ka vra veten.

Dyshohet se dyshja janë grind më njani-tjetrin, dhe në momentin që aktori ka tentue m’u largue nga dhoma e hotelin ai asht qëllue mbas shpine.

Aktori 43 vjet dhe ish modelja duket se kanë pas nji romancë të msheftë disa vjeçare.

Ndërsa kujtojmë se që nga vit 2015 , Vatan asht i martuem me aktoren Yasemin Adali.

Vatan njihet për disa interpretime në kinematografinë turke, ndërsa së fundi ai ka qenë moderator në nji emision pranë televizionit shtetnor ‘TRT’.