Autobiografia e re: Hillary i fajëson krejt

Hillary Clinton po pregaditet edhe njiherë me i ra Amerikës kryq e tërthor, por këtë herë për me promovue autobiografinë e re të saj “Çka ndodhi”.

Në hymje, ajo pretendon se nuk arriti me ruejt deri në fund qetësinë.

Autobiografia e re duket se ofron nji panoramë të mendimeve dhe ndjenjave të saj gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, e nuk kursen askënd.

Ajo sigurisht nuk i kursen kritikat e saj për Donald Trump, që thotë se nuk asht njeriu i duhun për postin që mban, ashtu siç ka thanë edhe gjatë fushatës.

E thotë po ashtu se asht pa se mandati i tij, deri tash, veçse e ka dëshmue këtë.

Clinton kritikon edhe James Comey, ish-drejtorin e FBI’s që rihapi hetimin për të disa javë para zgjedhjeve.

Ajo tha se të gjitha teoritë se përse ajo humbi zgjedhjet duhet me marrë në konsideratë faktin se ajo ishte fituese deri më 28 Tetor, kur James Comey injektoi persëri skandalin e “e-mail”-eve në zgjedhje.

Libri po ashtu tërheq vëmendjen edhe te roli i ish-Presidentit Barack Obama dhe rivalit për nominimin demokrat, Bernie Sanders, që simbas Clinton’it kanë luejt rolin e tyne në humbje.

Disa mes kolegëve demokratë thuhet se janë të shqetësuem për rikthimin e saj në qendër të vëmendjes, e thonë se partia duhet m’u bashkue dhe jo m’u thellue hendeku i shkaktuem nga ngjarjet e vitit të kaluem.