Avioni supersonik mbrenda pak vitesh. Fluturon 2.6 herë ma shpejtë

boom

Fluturimet nderkombëtare janë për shumicën e njerëzve aspak interesante.

Lodhja, humbja e produktivitetit, kohëzgjatja e madhe dhe shkëputja nga familja dhe ma të dashtunit, lidhen pashmangshem me fluturimet nderkombëtare.

Fatmirësisht, nji zgjidhje e re po vjen dhe do t’ju mundësojë njerëzve, për shembull, të largohen nga New Yorku në mëngjes, dhe të mbërrijnë në Londër për takime në mesditë dhe të kthehen në Manhatan me kohë për t’i vënë femijët në gjumë.

Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë? Jo, jo. Kjo në fakt do të bahet realitet shumë shpejt (mbrenda pak vitesh), falë nji kompanie nga Denveri, të quejtun “Boom”.

Tue ndryshu aerodinamikën, tue shtu elementet nga fibrat e karbonit dhe tue fuqizu avionët me teknologjinë ma të fundit të motorëve, avionët e tyne do të mund të fluturojnë për 2.6 herë ma shpejtë sesa avionët ma të medhajë dhe ma të mirë që operojnë sot.