Bani nji postim mbi grushtin e shtetit, Miss Turqisë i hiqet kunora (foto)

Fitueses se Miss Turqia 2017 i asht heqë kunora me 22 Shtator vetëm pak orë mbas konkursit të bukurisë për shkak të nji postimi në Twitter lidhun me grushtin e shtetit të 15 Korrikut 2016.

“Na vjen keq të themi se postimi i përket Itir Esen. Nuk asht e mundun që Organizata e Miss Turqisë me promovue nji reagim të tillë kur supozohet se ajo ka me përfaqësue në botë imazhin dhe kontributin e Turqisë”, reaguen organizatorët.

Në nji postim të mahershëm në Twitter, të zbuluem vetëm tash nga organizatorët e konkursit, Esen, krahasonte ciklin e saj menstrual me gjakun e derdhun të martirëve, siç i quen Erdogan, viktimat që vdiqën tue i rezistue grushtit të shtetit.

Shperndaje në: