Befason imami shqiptar: Në xhenet krejt ditën ban seks dhe nuk ndjen lodhje (video)

Nji imam shqiptar, gjatë nj ligjerate që asht publikue në rrjetin social Facebook, thotë se në xhenet njerëzit që janë fitimtar kanë me përfitue shumë gjana të mira.

Ndër të tjera, thotë imami shqiptar, në xhenet ka gra me “gjijë të dalluem”.

“Në xhenet ka shpendë dhe ti i sheh tue fluturue, dhe nëse të shkon mendja që ta hash ai nderpret fluturimin dhe t’vjen i pjekun. Në xhenet ban gjithë ditën marrëdhanie intime dhe nuk ndjen lodhje, në xhenet ka edhe treg; pra, bahet biznis”, ka thanë ai.

“Allahu thotë se punëmbarët janë fitimtarë, ata kanë me përfitue. Thotë se vajzat e reja, me gjinj të dalluem, thotë, me të të njajtës moshë. Thotë se na i kemi krijue ato të veçanta, dhe i kemi ba atë beqaresha”, ka thanë ai.

Imami shqiptar thotë se “në xhenet gratë nuk do të kenë dhimbje”. Faqja që e ka shpërnda videon e ligjëratës fetare në Facebook, thotë se imami jeton dhe vepron në Zvicër.