Befason kjo ndodhi, del në sipërfaqe nji ishull afër Trekëndshit të Bërmudës (video)

Misteri i Trekëndëshit të Bermudës asht thellue edhe ma tepër mbasi nji ishull i gjatë ka dalë papritun në sipërfaqe pranë brigjeve amerikane.

Ishulli në formë gjysë hane pranë Cape Point në Karolinën e Veriut, filloi të shfaqet në pranverë në ujnat që rrethojnë të ashtuquejtunin “Trekëndëshi i Djallit”.

Simbas gazetës britanike “The Sun” ekspertët kanë paralajmërue qytetarët me qëndrue larg ishullit.

Ai asht quejt Shelli nga vendasit për shkak të sasive të mëdha të predhave dhe mbeturinave.

Ishulli asht 1.6 kilometra i gjatë dhe 100 metra i gjanë.

Peshkatarët, dhe fotografët  kanë vizitue të gjithë ishullin megjithëse asht e rrezikshme me shkue.

Ishulli Shelli doli nga sipërfaqja e ujnave që rrethojnë trekëndëshin famëkeq  të Bermudës.

Trekëndëshi shtrihet në këtë pjesë të Oqeanit Atlantik dhe mbulon nji sipërfaqe prej 440,000 miljesh detare.

Bill Smith, president i Shoqatës së plazhit në Karolinën e Veriut, ka thanë se ishulli i ri mund të paraqetë edhe më shumë rreziqe.

Vendasit kanë rrëfy se prej muejsh ujnat përplaseshin në atë zonë, por nuk e kishin idenë se deti mshifte nji ishull të tanë.

Ishulli asht i mbushun me anije të vjetra dhe eshtra balene, thotë nji historian lokal.

Theksojmë se Trekëndëshi i Bermudës, i cili ndodhet jo shumë larg tij, asht fajësue për zhdukjen e dheta avionëve dhe anijeve në 100 vjetet e fundit.

Mesatarisht, katër avionë dhe 20 jahte zhduken çdo vit.

 

Image