Çfarë rrezikimi, ky çift realizon videon e dasmës gjatë nji shpërthimi (video)

Krejt çiftet kërkojnë të gjejnë vende sa ma të bukura dhe unike për me xhirue videot e dasmës së tyne, por diçka vërtet unike dhe kontraverse i ka ardhë në mendje nji çifti japonez.

Çifti japonez ka dëshirue që me pasë nji video dasme me efekte hollivudiane dhe ja ka arritë qëllimit.

Ata kanë xhirue klipin e dasmës së tyne tue pasë në sfond shpërthimin e disa minave luftarake.

Video asht xhirue në nji minierë të braktisun ku të sapomartuemit kanë pozue përpara nji shpërthimi minash.