Çka duheni me ba me fitue pare me Instagram?

Përdoruesit e Instagram që kanë 50 mijë deri në 200 mijë ndjekës, munden me fitue ma shumë se 1 mijë dollarë për çdo foto të sponsorizueme që ata postojnë në llogarinë e tyne.

Paret që kompani të ndryshme po investojnë në këtë rrjet po rriten në mënyrë të qëndrueshme, shkruhet në raportin e fundit të publikuem nga Mediakix.

Kjo industri, e cila gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë, ka me shkue deri në 5-10 miliardë dollarë në vitin 2020, thuhet në raportin e Mediakix.

Këto pare nuk shkojnë vetëm për personat e famshëm, por edhe te ata përdorues që kanë nga 50 mijë deri në 200 mijë ndjekës.

Në nji artikull të botuen në “The New Yorker” nga Rachel Monroe, ai tregon se takoi dy çifte që aktualisht kanë nji numër shumë të madh ndjekësish në Instagram të njoftun nën emnin “Where’s My New Office Now” dhe “Do You Travel”, fitimet e të cilëve shkojnë nga 500 deri në 9 mijë dollarë për çdo foto të publikueme.