Çmendet interneti, publikohen foto të cilat ‘vërtetojnë se uraganet po krijohen nga dora e njeriut’

A asht e mundun jetë që NASA po luen me të vërtetë me motin në Tokë?

Shumë njerëz pajtohen që po shohin nji konspiracion masiv, ndërsa të tjerë besojnë se krijimi i uraganeve asht nji akuzë shumë e randë, raporton “World View”

Sezoni i uraganeve këtë muej në Karaibe e ka kthy motin në nji subjekt dominues në mbanë botën, shkruan syri.net.

Damtimi katastrofik asht pa në Karaibe, ku ishuj të tanë u zhdukën nga fuqia e pabesueshme e nanës natyrë.

A asht kjo punë e nanës natyrë, apo gjithçka asht krijue nga dora e njeriut?

Shumë teori komploti rreth kontrollit të motit që qarkullojnë në internet dhe thashethemet për kontrollin e motit nga qeveria janë ba shumë popullore javët e fundit.

“Ajo që konsiderohej si nji arritje e pamundun, sot asht e mundun falë eksperimenteve  të gjata gjeo-inxhinierike që na kanë dhanë mundësinë për me kontrollue motin”, tha nji shkencëtar i njohun në nji intervistë televizive në ‘CBSN News”.

Por 2 ditët e fundit interneti ka ‘vlue’  më teori për kontrollimin e motit, mbasi NASA ka publikue disa foto të uraganit “Maria”, “Jose” dhe “Irma”.

Simbas tyne në fotot e publikueme duken qartë vija të mëdha ajrore që dalin nga brigjet detare.

Rrjetet konservatore amerikane shkruejnë se ndikimi i këtyne valëve në formimin e reve asht i qartë dhe shumë i dukshëm. 

 

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

Shperndaje në: