‘Daily Telegraph’ ban nji huqje të madhe lidhun me Duke’n e Edinburgh

Mediat britanike raportuen se bashkëshorti i Mbretneshës Elizabeth II, Duka i Edinburgut – Princi Filip dje për herë të fundit u shfaq në rolin zyrtar dhe “Daily Telegraph” dha gabimisht njoftimin për vdekjen e tij.

Mediumi nga Londra publikoi nji artikull jo të plotë, ku njoftohej vdekja e Dukës së Edinburgut.

Ndryshe, Princi Philip i Britanisë së Madhe zhvilloi nji takim me Marinën Mbretnore si pjesë e angazhimit të tij të fundit publik mbas 65 vitesh paraqitjesh në detyrat mbretnore.