De Niro e ‘godet’ Trump’in: Ai gojën e ka veç me fy njerëzit (video)

Donald J. Trump nuk e ka besimin e nji prej legjendave botnore të Holliwoodit, Robert de Niros.

Megjithëse do të dëshironte me qenë gabim, aktori amerikan beson se Presidenti amerikan nuk ka me qenë i suksesshëm.

De Niro ka dhanë nji intervistë për rrjetin kabllor amerikan CCN, ku ka pohue se Trump e ka gojën vetëm për me fy, shkruen Telegraf.

“Gjithçka që ai ban asht me hapë gojën dhe me fy njerëzit. Kjo asht e pafalshme. Natyrisht që due që ai me qenë i suksesshëm, por nuk e besojë nji gja të tillë. Ai thotë se Amerika asht në rend të parë, por asht e kundërta për të”, tha ndër të tjera De Niro.

Ky i fundit asht tue punue në projektin filmik, “The Irishman”, ku do të paraqitet edhe aktori shqiptar, Marko Caka.

 

Shperndaje në: