Deklarata e inxhinerit që trondit botën: Kjo asht baza sekrete amerikane, ku mshefen aliena’t që jetojnë dhe vdesin (foto/video)

Egziston nji bazë tepër sekrete e Forcave Ajrore të SHBA, e cila përmban nji kompleks të gjanë tunelesh nëntokësore të mbushun me alienë të gjallë dhe të vdekun. Kështu pretendon nji ish-punëtor i bazës për “The Sun”.

Raymond Szymanksi beson se UFO’t dhe aliena’t nga incidenti famëkeq i 1947 në Roswell u sollën në bazën e Forcave Ajrore “Wright-Patterson Air Force Base (WPAFB)” në Dayton, Ohio për inspektim dhe për m’u mbajtë në tunele sekrete.

Tue folë eksluzivisht për The Sun Online, ai tregon se kishte nji sistem tunelesh dhe hymjesh nëntokësore në këtë bazë që strehonte krijesat e gjalla dhe të vdekuna jashtëtokësore.

“Unë isha caktue me punue në Avionics Laboratory’s Management Operations Office me drejtuesin tim Al, nji inxhiner industrie i graduem.

Gjatë javës së parë të punës, al më dha disa këshilla që nuk i prisja dhe të habitshme. Ai më tha që në 1947 kishte ndonji përpasje në Roswell dhe ata i sollën pajisjet dhe alienët këtu për inspektim, për m’i mbajtë në tunelet sekrete nën bazë. Kur unë e pyeta sesi e dinte ai këtë sekret, më tha se cilido që punon në këtë bazë, e din këtë.”

Shperndaje në: