Doni me provue qelinë? Hapet hoteli-burg, i pari në llojin e tij

Për krejt ata që duen të përjetojnë se si duket nji natë në burg, kanë mundësi me rezervue njo natë në nji hotel të veçantë që ndodhet në Bangkok të Tajlandës.

Dhomat me tetë metra katrorë, janë ndreqë që të ngjajnë si qeli burgu, me rrethim metalike dhe pak dritë.

Gjithashtu që mysafirët të ndihen si të burgosun, banjot, hapsina me hangër dhe shetitorja në tarracë janë të përbashkëta, ashtu sikurse janë në burgjet e vërteta.

Vizitorëve ka me ju ba nji fotografi e njajtë sikurse ju bahet të arrestuemve kur hyjnë në burg, çelësat janë të zavendësuem me nji kod, ndërsa të gjithëve ju ofrohen pizhamet me vija.

Çmimi për me kalue nji natë në këtë burg të improvizuem ka me qenë rreth 40 euro.