Dua Lipa merr kunorën nga Adele (video)

Dua Lipa

Dua Lipa këtë javë ka sigurue pozitën e parë në toplistën britanike, tue i dhanë fund dominimit të mashkujve që prej vitit 2015.

Kangëtarja me prejardhje nga Kosova asht e para femën që kur Adele me kangën Hello zuni këtë pozitë në Tetorin e vitit 2015.

“New Rules” asht kanga e parë e Duas që arrinë pozitën e parë, ndërsa dy kangët tjera “No Lie” dhe “Be The One” arritën me sigurue top-10 e kangëve ma të mira në Britani.

“Faleminderit për përkrahjen e New Rules – zyrtarisht jemi në vendin e parë! Faleminderit që e keni shpërndar me shokë, që e keni ndigjue e shkarkue! Ju due, kjo do të thotë shumë për mue”, ka thanë Dua Lipa.

Presidenti i studios së famshme muzikore Warner Bros. Records UK, ka shtue: “Talenti i Dues kurrë nuk ka qenë në dyshim. Të jesh numër nji në këtë fazë asht nji arritje e madhe në rrugëtimin e saj për m’u ba pop-yll. Asht rezultat i tre vjet pune të madhe dhe kreativiteti nga Dua dhe ekipi i Tap Managmentit, dhe krejt WB Recordsit”.