E pabesueshme, shëtiti 45 shtete të botës me ‘vetëm’ 50 euro (foto)

Mund të duket si e pabesueshme, por nji 23-vjeçar  ja ka dalë me ba “xhiro” përreth botës tue e fillue me vetëm 48 euro në xhep.

Kjo asht historia e Christopher Schacht,i cili u nis nga shtëpia 4 vjet më parë me vetëm 50 euro në xhep me qëllimin  që me vizitue sa ma shumë shtete të botës.

Kjo nuk ka qenë aspak nji sfidë e lehtë, mbasi atij i duhej të punonte në çdo shtet që shkonte për me sigurue ushqimin, por edhe paratë për biletën e radhës.

Në 4 vite, 23-vjeçari gjerman, ka vizitue 45 shtete të ndryshme, tue kalue edhe Oqeanin Paqësor e atë Atlantik.

Gjatë kësaj periudhe ai ka ba punë të ndryshme nga detari deri tek minatori.