E përdorni telefonin n’kerr? Ky asht programi i ri për shoferat

Shkencëtarët e Universitetit të Waterloo’s kanë krijue nji algoritëm kompjuterik që tregon se kur shoferët janë tue shkrue nëpër telefona gjatë drejtimit të kerrit.

Shoferat që habiten në telefona janë fajtorë në gati 75 për qind të aksidenteve në krejt botë, simbas hulumtuesve.

“Ka ndikim të madh në shoqni”, ka thanë Fakhri Karray, udhëheqës i hulumtimit, përcjell albinfo.ch.

Sistemi përdor kamera dhe inteligjencën artificiale për me i detektue lëvizjet e duerve që devijojnë nga sjelljet normale gjatë ngasjes së kerrit.

Në këtë rast, shoferi asht tue shkrue apo tue folë në telefon. Algoritmi mandej vlerëson shkallën e rrezikshmënisë për atë shofer.

Shperndaje në: