Era Istrefi për ‘Forbes’ tregon si kush don me u ba (foto)

Era Istrefi asht nji nga kangëtaret shqiptare ma me famë në botë, momentalisht. Hiti i yllit “BonBon” ka realizue të Premten nji intervistë me revistën e famshme amerikane “Forbes”.

“Njihuni me yllin e ardhshëm të muzikës pop”, shkruhet në titullin e artikullit të publikuem nga “Forbes”, ku në mbrendësi përmban intervistën me Era Istrefin.

“Forbes” shkruen se Era Istrefi ishte e famshme edhe ma parë në vendin e saj në Kosovë dhe në Europë, por simbas revistës amerikane, kangëtarja nga Prishtina mori vëmendje edhe përtej oqeanit Atlantik, kur publikoi kangën “BonBon”.

auto_201707152129049511500191670

Intervista:

“Forbes”: Çfarë keni vërejtur nga performanca në Coachella që keni dëshirë të përmirësoni?

Istrefi: Dua të jem në gjendje të kërcej më shumë, sepse e dua shumë vallëzimin, por më mbaron frymëmarrja. Unë vetëm dua të bëj më shumë kërcim. Kështu që, unë dua të bëhem Beyonce.

“Forbes”: Pra, në një shkallë nga 1 deri në 100 – 100 duke qenë Beyonce, ku e vendosni vetën tani? Çfarë duhet të bëni për të arritur Beyoncen?

Istrefi: (Qesh) Në fakt unë po qesh sepse nuk dua ta marr aq seriozisht jetën. Sinqerisht, unë dua të jem Rihanna sepse ajo nuk e merr jetën seriozisht, ajo e shijon jetën e saj si një person normal. E përsosura të lëndon.

“Forbes”: Pra, ku qëndroni ju në “nivelin e Rihannas”?

Istrefi: Ndihem sikur jam në kapitullin e dytë dhe ajo është në kapitullin e 20-të, kështu që nuk mund ta krahasoj veten time me të. Audienca dhe fansat më krahasojnë me të, duke thënë se kemi zëra dhe ndjenja të ngjashme, të cilat me të vërtetë i dua, sepse ajo ka qenë një ndikuese e madhe në mbarë botën dhe unë u rrita duke e dëgjuar atë. Por unë kam më shumë për të bërë, ju nuk mund ta mposhtni përvojën. Kjo do të marrë kohë. /KultPlus.com