Facebook vjen me nji risi të madhe

Facebook

Mbas shumë thashethemeve për “Facebook TV”, ai vjen vërtetë. Rrjeti social me 2 miliardë përdorues publikon “Watch”, nji aneks për videot ku nxjerr epizode, spektakle, ngjarje sportive…

Kjo risi për momentin asht për nji grup të ngushtë përdoruesish në SHBA, por mbas kësaj faze fillestare, ky opcion ka me zgjanue zonën e vet. Nji lëvizje që sfidon platforma si YouTube apo Netflix.

Watch, spjegon Facebook, ka me qenë i aksesushëm nga të gjitha platformat e rrjetit: web, aplikacioni për telefona dhe “smart tv”.