Facebook vjen me risinë që s’ka me ju pëlqye aspak

Facebook

Facebook ka sjell nji risi që askush nuk po e kërkon dhe e cila krejtëve ka me ju shkue në nerva.

Ju nuk keni me qenë ma në gjendje me i “shpijunue” njerëzit në Facebook dhe ata të mos e dijnë se jeni atje. Në profilin tuej ka me tregue se kur keni qenë ma parë aktiv.

Nji gja e ngjashme ishte dikur në MySpace dhe tash asht edhe në Facebook.

Portali Mashable ka zbulue se Facebook tashma po e teston risinë, e cila tregon se para sa kohe keni qenë online.

Deri tash ky “status online” ishte i dukshëm vetëm në Facebook Messenger, por tash të gjithë miqtë tuej kanë me qenë gjithmonë në gjendje me pa kur je në rrjetin social.

Shperndaje në: