‘Ferrin’ në tokën e Londrës e shkaktoi nji frigorifer (video)

Disa persona mendohet se kanë humb jetën mbasi nji zjarr gjigand shpërtheu në nji pallat në Londër.

Zjarri shpërtheu në nji godinë 27-katëshe.

Ma shumë se 600 persona ishin mbrenda në godinë dhe tentuen m’u arratisë.

Pamjet e flakëve kanë ba xhiron e botës.

Nji nga personat e shpëtuem tha se ‘dukej sikur ferri kishte shpërthy në tokë’.

Godina rrezikon të shembet.

Daily Mail raporton se shkak i zjarrit mund të jetë ba nji frigorifer me difekt.

Shumë nga banorët janë hedh nga pallati.

Të tjerët krijuen litarë me çarçafë për me zbritë.