Fjalimi i fuqishëm i Nanë Terezës që i kishte lanë krejt gojë hapun në Shtepinë e Bardhë në 1985

Ronald Regan-Ish-President i SHBA: “Fjalët që dilnin nga goja e saj ishin në përputhje me mënyrën se si e kaloi ajo jetën, diçka vërtetë e rrallë në botën e sotme.” “Heroinë e kohëve tona.

Disa njerëz shumë të paktë në numër janë në kuptimin e plotë të fjalës qytetarë të botës. E para prej tyne asht Nanë Tereza”.

“S’asht e mundun të jesh në praninë e nji personi si Nana Tereze, pa e pa botën me ma tepër optimizëm…

Atë në heshtje, me vëmendje dhe dashni e kemi ndigjue, si heroinën e kohës sonë”.

Nanë Tereza: Unë jam ma e padenjë për këtë dhuratë bujare të Presidentit , Z. Reagan, dhe grues së tij dhe ju njerëzve të Shteteve të Bashkueme.

Por, unë e pranoj për lavdinë ma të madhe të Zotit dhe në emën të miliona njerëzve të varfën që kjo dhuratë, në frymë dhe në dashni, ka me depërtue në zemrat e njerëzve.

Sepse, tue më dhanë mue, ju jepni atyne, në duert e mia, me dashninë dhe përkujdesin tuej të madh.

Unë kurrë nuk e kam kuptue se sa i ke dashte njerëzit aq butësisht. Kam pase përvojën, kur kam qenë herën e fundit këtu, nji motër nga Etiopia më ka gjetë dhe më ka thanë, “Njerëzit tanë po vdesin.

Fëmitë tanë po vdesin. Nanë, ban diçka. “Dhe i vetmi person që erdhi në mendje derisa ajo ishte tue fole, ishte presidenti Ronald Regan.

Dhe menjiherë i shkruejta atij dhe i thashë: “Unë nuk e di, por kjo asht ajo që me ndodhi mue.” Dhe të nesërmen ishte që menjiherë ai aranzhoi për me sjellë ushqim për njerëzit tanë. Dhe mundem me ju thane se dhurata që ka ardhe nga populli juej, nga vendi juej, ka sjellë jetë – jetë të re – për njerëzit tanë që vuejnë në Etiopi.