Fotoreportazhi i FAZ: Qe pse shqipnijalit tranohen mbas Benz’it (foto)

Gazeta e njoftun gjermane, FAZ, ka pregaditë nji fotoreportazh nga udhët e Shqipnisë, ku dominojnë kerret Mercedes.

Autori i shkrimit asht David Klaubert, që synon me i gjetë rrajtë e kësaj dashnie për kerrin Mercedes.

“Mënyra se qysh e grahin kerrin në Shqipni asht ashtu qysh e kisha imagjinue: Fast and furious, shpejt dhe egërsisht”.

“Gjaja e dytë që të bjen n’sy asht dashnia e shqipnijalive për Gjermaninë. Shejat e kësaj dashnie biejn në sy kudo në Tiranë: Hotel Jurgeni, firma “Deutschcolor”, Mobilje Gjermane, lokal “St. Pauli”. Madje, nji polic më tregon në telefon foton e të bijës gjatë Botnorit, e veshun me ngjyrat e flamurit gjerman”.

“Gjaja e tretë që të bjen n’sy asht dashnia për yllin me tre cepa. Mercedes’at janë kudo në udhë, që nga furgonat e deri te kerret e varrimit. Kaq shumë njerëz që fitojnë në Shqipni dhe që duen me ra n’sy nuk mundet me pasë. Por këtu Benz’i asht si Volkswagen. Si dreqin ndodh kjo?”

“Në fillim të viteve ’90, mbas ranies së komunizmit, kerret nisën me ardhë në vend. Markat europiane si Fiat, Peugeot, Opel. Por, nuk u rezistonin shumë udhëve me gropa në Shqipni. Të vetmet që mbijetonin n’udhë ishin kerret Mercedes-Benz”.

Simbas gazetarit, ndamja e tregut asht e tillë sa 70 përqind e kerreve janë Mercedes.

Por, vitet e fundit kanë nisë me hy ndjeshëm në treg marka të tjera.

Megjithatë, dashnia për kerret Mercedes vazhdon. Kjo, për shkak se, edhe nji mekanik katundi e njeh mirë këtë kerr. Pjesët e këmbimit janë të lira, ma të lira se markat e tjera.

Shperndaje në: