Franca po don me ba trena pa shoferë

Hekurudhat shtetnore franceze (SNCF) planifikojnë që deri në vitin 2023 të hedhin në qarkullim trenat e shpejtë pa shoferë TGV.

Projekti i testimit të prototipave të trenave të tillë të njoftun me emnin “trena-dron”, ka me u ba në kuadër të hekurudhave SNCF gjatë vitit 2019.

Sikur në rastin e kerreve pa shoferë n’udhë, trenat e shpejtë autonomë, të cilët do arrijnë shpejtësi deri në 320 kilometra në orë, kanë me u bazue në sensorët me ndihmën e të cilëve kanë me i detektue pengesat potenciale dhe nëse kjo asht e nevojshme, kanë me lansue sistemin e frenimit automatik.

Me trena të tillë të shpejtësisë së madhe (TGV) ka me mujt me u menaxhue nga distanca, por edhe në vetë trenin ka me qenë i pranishëm vozitësi, i cili ka me mujt me drejtue trenin në rast të rrethanave të paparashikueshme gjatë vozitjes.