Francë, gjendet versioni cullak… i Mona Lisa’s! (foto)

Nji vizatim i vendosun në nji koleksion të lashtë arti për ma shumë se 150 vjet ka mujt me qenë skica e nji prej veprave ma të famshme në botë: Mona Lisa.

Portreti i nji grueje cullak, të njoftun si Monna Vanna, ma parë i atribuohej vetëm studios së Leonardo da Vincit.

Por, ekspertët kanë gjetë gjurmë të mjaftueshme me sugjerue që artisti ka punue me të dyja pikturat, tue përdorë Monna Vanna fillimisht si skicë.

Mbas provave në Muzeun e Luvrit në Paris, kuratorët besojnë se skica asht e bame nga Leonardo.

Shperndaje në: