Fundi i botës – Pse amerikanët i tuten 23 Shtatorit?

Sa e sa herë kemi shkrue lajme për fundin e botës.

Kjo asht nji temë shumë e preferueme për tabloidët dhe jo vetëm.

Por, këtë herë, amerikanët duken ma të tutun se zakonisht.

Teoricienët e konspiracionit thojnë se fundi i botës ka me ardhë më 23 Shtator të këtij viti.

Madje, ata thojnë se ka pasazhe në Bibël që e mbështesin këtë teori.

Në kohën kur Amerika asht goditë nga dy uraganë të fuqishëm, besimi te teori të tilla asht shtue.

Nji numerolog i krishtenë thotë se në Bibël theksohet se fundi vjen më 23 Shtator, mbas përmbytjes dhe eklipsit të madh.

Simbas tyne, nji planet i quejtun Nibiru ka me goditë Tokën më 23 Shtator.

Për herë të parë ky planet asht përmendë që në vitin 1976.

Por, zbulimi nga NASA i nji planeti, të quejtun Planeti Nandë, ka qitë benzin në zjarr.

Vetë NASA ka demantue tue thanë se gjithçka asht nji mashtrim.

Teoricieni, David Meade, thotë se profecia 2000-vjeçare asht parapri nga Eklipsi i Madh Amerikan i 21 Gushtit.

Shperndaje në: