Gazetari rus në transmetim live, shihni çka i ndodh (video)

Gazetari, Nikita Razvozzhayev, po raportonte në nji linjë të drejtpërdrejtë nga nji park në Moskë për televizionin rus NTV. Aty po shënohej dita e forcave ajrore ruse dhe vendi ishte i mbushun me ushtarakë e parashutistë që po festonin në tesha civile.

Nji video nga transmetimi tregon nji person derisa po i afrohej gazetarit. Ndërsa, gazetari e lut që të mos afrohet mbasi ishte në transmetim direkt, personi që dukej se ishte i dehun e goditi me grusht në ftyrë gazetarin, i cili nuk rezistoi, por u largue dhe transmetimi u ndërpre.