Gomorra e re: Hyni mbrenda kryeqytetit botnor të seksit (foto +18)

Djemtë e mirë shkojnë në parajsë, djemtë e këqijë shkojnë në Pattaya”.

Ky asht sllogani popullor në Pattaya.

Mirësevini në kryeqytetin botnor të seksit.

Mija mashkuj vërshojnë aty për me ba seks.

Qyteti ka mbi 27 mijë prostituta, thuejse nji në pesë femna.

Aq problem asht çashtja e prostitucionit, sa disa thonë se kjo asht Sodoma dhe Gomorra e ditëve moderne.

Prostitucioni asht i paligjshëm në Tajlandë, por ligji injorohet hapun.

Mija femna të veshuna në mënyrë joshëse i presin hapun turistët, kryesisht perëndimorë.

Lokalet dhe masazhieret shërbejnë si maskim për bordellot ilegale.

Ministrja e parë femën e Turizmit në vend ka premtue se ka me zhdukë turizmin seksual.