Google po ju regjistron msheftazi përmes telefonit tuej, tue monitorue miliona biseda çdo ditë dhe tue i ruejt ato

A e dini se Google ju ka regjistrue pa dijeninë tuej?

Gjiganti i teknologjisë ka kthye në mënyrë efektive miliona smartohonë të përdoruesve të saj në pajisje ndigjimi që munden me inçizue biseda intime – madje edhe kur ato nuk janë në dhomë.

Nëse posedoni nji telefon Android, ka gjasa që të keni përdorë Google Assistant, i cili asht i ngjashëm me Sirin e Apple.

Google mjafton vetem te dhezet dhe fillon regjistrimin kur ti thue fjalët “OK Google”, transmeton Rrokum.TV

Por, nji hetim i The Sun ka gjetë se ‘asistentja virtuale’ asht pak e vështirë për me ndigjue.

Në disa raste, vetëm tue thanë “OK” në bisedë, ka ba me dhezë telefonin tuej dhe për me regjistrue rreth 20 sekonda audio.

Sapo Google e ban regjistrimin, ai i ngarkon skedarët audio në serverët e saj kompjuterikë – shpesh të quejtun “cloud”.

Këto skedarë janë të aksesueshëm nga absolutisht kudo në botë – për aq kohë sa ju kini nji lidhje interneti.

Kjo don me thanë që çdo pajisje që asht nënshkrue në llogarinë tuej personale të Gmail ose Google mundet me hy në “bibliotekën e sekreteve tueja” ma të thella./Rrokum.TV