‘Gratë e kancelarit’: Gerhard Schroeder nuk përmbahet! (foto)

‘Ujku i vjetër’ nuk përmbahet!

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder asht dashunue persëri.

E dashtuna e tij e re quhet Kim So Yeon.

Ajo asht nga Koreja e Jugut dhe asht 25 vjet ma e re se kancelari.

Simbas gazetës Bild, 48-vjeçarja ka qenë përkthyesja e ish-kancelarit 73-vjeçar gjatë vizitës që politikani socialdemokrat kreu në Korenë e Jugut.

Ajo flet gjermanisht shumë mirë dhe ka studiue në Marburg.

Publikimi i lajmit për lidhjen e tyne ka sjellë reagimin e ashpër të Doris Schroeder, grueja e katërt e ish-kancelarit.

Në nji postim në FB, ajo ka ba të ditun se shkak i ndamjes së tyne ka qenë pikërisht koreano-jugorja.

Çifti asht ende në proces divorci.

Doris asht për momentin e lidhun me Ministrin e Mbrendshëm të landit Niedersachsen, Boris Pistorius.

 

Shperndaje në: