Harta: Këtu i keni password’at e WiFi të ma shumë se 130 aeroporteve

Të kalosh disa orë të gjata në nji aeroport dhe të mos kesh akces në internet, asht nji nga përvojat ma të këqija të udhëtimit. Por për fat të mirë, nji djalë i mençun ka gjetë nji zgjidhje për këtë problem.

Anil Polat, inxhinier i Sigurisë Kompjuterike dhe njikohësisht bloger udhëtimi ka krijue nji hartë interkative, e cila u ofron përdoruesve të saj, fjalëkalimet e rrjeteve Wi-Fi në tana aeroportet e botës.

Harta asht shumë e thjeshtë për t’u përdorë. Ju duhet vetëm të klikoni mbi nji aeroport të veçantë dhe aty keni me gjetë informacionin në lidhje me rrjetet Wi-Fi.

Polat përditëson hartën e tij në mënyrë të rregullt dhe ajo tashma përmban ma shumë se 130 aeroporte në tanë globin.