Historia prekëse e Selena Gomez: Qysh ma pshtoi jetën mikesha ime (foto)

Kangëtarja e njoftun, Selena Gomez, ka zbulue se ka ba transplant veshkash.

25-vjeçarja tha se mikesha e saj ma e mirë, Francia Raisa, ja dhuroi veshkën.

Bashkë me mesazhin, ajo postoi edhe nji foto me zojushën Raisa në shtratin e spitalit.

Në nji mesazh prekës, Selena shkruen: “Jam shumë e vetëdijshme se disa nga fansat e mi e kanë hetue se kam qenë larg jush këtë verë dhe kanë pyet pse nuk po promovoj muzikë të re. E zbulova se kisha nevojë për transplant veshke për shkak të Lupusit dhe tashma po e marr veten”.

“Du me falenderue publikisht familjen time dhe ekipin e mrekullueshëm të mjekëve për gjithçka që kanë ba për mue para dhe mbas operacionit. Dhe në fund, nuk ka fjalë për me përshkrue se qysh muj me falenderue mikeshën time të bukur, Francia Raisa”.

“Ajo ma bani dhuratën ma të randësishme dhe u sakrifikue tue ma dhurue veshkën. Jam mrekullisht e bekueme. Të due shumë motër. Lupus vazhdon me qenë nji smundje ende e keqkuptueme, por po bahet progres”, shkruen kangëtarja.

Gomes ka kohë që ka nis punën për me dhurue fonde për kërkimet mbi këtë smundje.

Lupus asht nji smundje inflamatore kronike, që ndodh kur sistemi imun i trupit sulmon indet dhe organet e veta. Inflamacioni i shkaktuem nga Lupusi mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, përfshi këtu gjymtyrët, likurën, veshkat, qelizat e gjakut, trunin, zemrën e mushknitë. Smundja diagnostikohet me vështirësi për shkak se simptomat imitojnë ato të smundjeve të tjera.

Por edhe për shkak se nuk ka raste të ngjashme Lupusi.

Në SHBA janë rreth 240 mijë persona të prekun nga kjo smundje.